




Ukraina e Rusia do të mbajnë bisedime në kufirin mes Bjellorusisë e Ukrainës, është thënë nga Zyra e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raporton Sky.
Zelensky më herët kishte thënë se ka biseduar me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko.





“Ne jemi pajtuar që delegacioni ukrainas do të takohet me atë rus pa parakushte në kufirin ukraino-bjellorus, në afërsi të lumit Pripyat. Aleksandar Lukashenko ka marrë përgjegjësinë që të sigurohet se gjithë aeroplanët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorus të mbesin në tokë gjatë udhëtimit të delegacionit ukrainas, bisedimeve dhe kthimit”, thuhet nga Zyra e Zelenskyt.




