Lajmet E fundit

Ambasadorja e Ukrainës në SHBA: Zelensky nuk merr pjesë në bisedimet me rusët

Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova, ka deklaruar se “sipas të gjitha gjasave”, presidenti Volodymyr Zelensky, nuk do të jetë pjesë e delegacionit në bisedimet me rusët.

Ajo tha se Zelensky është në Ukrainë për të mbrojtur vendin, derisa i bëri thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të ndalojë luftën.

“Ukraina është e gatshme për bisedime por nuk jemi gati të dorëzohemi. Ne do të mbrojmë vendin tonë dhe do të fitojmë”, deklaroi ajo.

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin tha se bisedimet midis delegacionit ukrainas dhe atij rus do të zhvillohen të hënën në mëngjes me orën lokale.