Lajmet E fundit

Më Në Fund/ Gjermania Merr Vendimin Për Të Ndihmuar Ukrainën

Gjermania reagon dhe ka vendosur që të ndihmojë ushtrinë e Ukrainës.

Gjermania ka hequr bllokimin për transferimin e armëve, për të lejuar dërgimin e 400 granatahedhësve me raketa (RPG) nga Holanda në Ukrainë. Deri më tani Gjermania nuk lejonte që armët vdekjeprurëse që ajo kontrollonte ose shiste të dërgoheshin në zonat e luftës.

Tashmë zyrtarisht Gjermania është në krah të Ukrainës dhe po furnizon me armë ushtrinë për ta përballuar pushtimin rus. Gjithashtu Ukraina i ka kërkuar ndihmë edhe qeverisë shqiptare për ta furnizuar me armë, benzinë ose ndihmë monetare.