




Pas debatit të hapur në lidhje me gjuhën të cilën e fliste heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka reaguar edhe gjuhëtari i mirënjohur kosovar, Rrahman Paçarizi.
Paçarizi ka kërkuar që ky debat të merret “më shtruar” derisa ka thënë se “gjuha nuk është në ko.din tonë gjenetik – ajo merret nga ambienti gjuhësor ku rritemi sidomos në fazat e mësimit të gjuhës.”





Ai nuk ka folur në mënyrë të detajuar në lidhje me gjuhën të cilën e fliste Skënderbeu. Vlen të thuhet që Kalaja e Skënderbeut në Krujë ishte nën administrim të huaj prej vitit 1451, dhe në atë kala mund të jetë folur gjuha latine, përcjell Periskopi.
“Skenderbeu eshte heroi yne, por pernjimend s’ka nevoje me e mbrojte me argumente qesharake.” – ka shkruar z.Paçarizi.





Fjalimi i tij i plotë:Merreni pak me shtruar! Gjuha nuk eshte ne ko.din tone gjenetik- ajo merret nga ambienti gjuhesor ku rritemi sidomos ne fazat e mesimit te gjuhes. Mos m’u hallakatni per pune te gjuhes, aman!
Skenderbeu eshte heroi yne, por pernjimend s’ka nevoje me e mbrojte me argumente qesharake.





Edhe nje per fund: Gjuhesia historike e krahasimtare eshte made e madhe. Une dridhem kur flas per histori te gjuhes.
P S – Filmi per Skenderbeun eshte vec film, eshte fiksion e jo dokumentar.