




Për të gjashtën ditë me radhë sirenat e alarmit kanë nisur mëngjesin e kësaj të marte për ukrainasit. Përveç Kievit, alarmet kanë rënë në qytetet perëndimore të Ternopil, Vinnytsia, Rivne, si dhe qytetet qendrore të Cherkasy dhe Kropyvnytskyi, sipas shërbimit ukrainas të BBC-së.





Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar vdekjen e 70 ushtarëve të saj, të vrarë në një sulm të artilerisë ruse në qytetin verilindor të Okhtyrka. Forcat ruse këtë të martë kanë rrethuar qendrën rajonale të Khersonit në Ukrainën jugore. Qyteti ka qenë i rrethuar dhe ka shumë ushtarë rus dhe pajisje ushtarake në të gjithë anët, e Khersonit.Nord Stream 2, kompania me bazë në Zvicër që ndërtoi tubacionin kryesor të gazit që lidh Rusinë me Gjermaninë ka paraqitur zyrtarisht falimentimin, ha një zyrtar zviceran për transmetuesin shtetëror SRF.





Kompania gjithashtu pushoi nga puna të gjithë punonjësit e saj, duke vënë në dukje sanksionet amerikane si arsyen e kolapsit të kompanisë. Duke folur për SRF të martën në mbrëmje, drejtori ekonomik për kantonin e Zug, ku ndodhet Nord Stream, tha se autoritetet kantonale janë informuar sot se biznesi nuk ishte në gjendje të vazhdonte funksionimin e tij.





Rreth 106 punonjës, e gjithë fuqia punëtore lokale e kompanisë kanë marrë tashmë zyrtarisht njoftimet e ndërprerjes, tha drejtoresha Silvia Thalmann-Gut, duke përmendur sanksionet e SHBA kundër kompanisë si shkakun e kolapsit të saj sot.