Lajmet E fundit

Marin Mema: Sp.iunoi për Grekun, në vend që të japë llogari para Prokurorisë për veprimtarinë kundër Shqipërisë ai jeton i ‘lumtur’ në Shqipëri?

Shumë prej jush, janë ulur për të parë ndonjë emision në darke para televizorit dhe aty iu është shfaqur si personazh i ardhur nga errësira as më pak e as më shumë se Panajot Barka. Jeni habitur sesi një personazh i tillë lejohet që në televizionet shqiptare, të flasë me një gjuhë urr.ejtje ndaj nesh, e pa pikën e tu.rpit të shtrembërojë edhe historinë.

Edhe pse të gjithë i bëjnë pyetje vetes si ka mundësi që një personazh i tillë i jepet kohë televizive, ende nuk dihen arsyet e sakta. Panajot Barka është i njohur për veprimtarinë e tij të egër kundër Shqipërisë, i mbështetur në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë nga shteti grek.

Kudo që qa.rqe të Greqisë kanë tentuar në mënyrë të vazhdueshme për të futur hundët në punët e Shqipërisë, të gjitha rastet kanë pasur të përbashkët një emër dhe ai është antishqiptari Panajot Barka. Është ngu.litur thellë në memorien e shqiptarëve imazhi i tu.rpit të Barkës, i cili në vitin e mbrapshtë të 1997 është fiksuar me ka.ll.ash në sup, në jugun e Shqipërisë, ku u ulë flamuri shqiptar dhe u ngrit ai grek.

Nuk mund të harrohet veprimtaria e vazhdueshme e një antishqiptari, i cili zgjohet në mëngjes me ide për të punuar kundër vendit tonë, dhe bie në darkë duke bërë bilancin sesa të zeza i ka bërë Shqipërisë. Nuk ka si mos të keni dëgjuar për parullat e vazhdueshme që mbushin me mbishkrime në gjuhën greke në siglën “Vo rioEpir” muret e Jugut, por mos e lodhni trurin për të zbuluar se kush fshihet pas tyre, pasi ai del hapur dhe është Panajot Barka.

Është e çuditshme, është e tu.rpshme sesi një antishqiptar që punon çdo ditë kundër vendit tonë, është edhe pedagog në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës. Pra të kuptohemi drejt, Panajot Barka pag.uhet nga taksat tona, për të sharë e shpifur ndaj Shqiptarisë, e për të kërkuar territore greke në jug të vendit. Bëmat e këtij antishqiptari që jeton i lumtur në vendin tonë, nuk kanë të sosur.

E dinit ju që Panajot Barka në vitin 2016, në komunën e Pogonias në bashkëpunim me Federatën Epirotase i kërkoi shtetit grek që të hedhë në gj.yq Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare, sepse sipas tij Shqipëria i kishte vj.edhur Greqisë Isopolifoninë. Kësisoj Barka bënte thirrje që Greqia të punonte që UNESCO t’i hiqte Ison Labe Shqipërisë si trashëgimi botërore kulturore të mbrojtur.

Është e trishtë që me taksat tona, paguhet një personazh për të deklaruar se “Shqipëria e Jugut nuk ka ekzistuar kurrë”. Barka madje në mënyrë të vazhdueshme ka përdorur edhe Universitetin Publik të Gjirokastrës, për të hedhur teza se “Zona e Epirit, Gjirokastra dhe jugu janë Greqi dhe Shqipëria nuk ka ekzistuar”. Në vitin 2018, personazhi në fjalë u ndalua nga Pol.ici Kufitare në Kakavijë, pasi ai kishte me vete libra që i kishte marrë në Greqi, të cilat ishin me përmbajtje anti-shqiptare. Edhe pas këtij rasti, asgjë nuk i ndodhi shpifësit të njohur, e madje ai vazhdoi i qetë angazhimin e tij në veprimtari anti-shqiptare.

E dini ju që Panajot Barka ka qenë i shkarkuar nga detyra për fal.sifi.kim të dokumenteve zyr.tare, por ai mundi që përmes qarqeve që lobojnë në Shqipëri kundër vendit tonë, të rikthehej përsëri në detyrë. Nëse ne do të ishim një vend serioz, ky personazh tipik antishqiptar, i pa.guar nga Fondi Sek.ret Grek për të des.tabil.izuar Shqipërinë, duhej të ishte në fakt duke dhënë llogari para Prokurorisë për veprimtarinë e vazhdueshme që bën kundër Shqipërisë. Por, asgjë nga kjo nuk ndodh, e madje Panajot Barka jeton i lumturi në Shqipëri, në një vend që punon natë e ditë kundër tij.