Lajmet E fundit

(video): Policia ruse dhunon vajzën që protestonte kundër luftës, mbi 7500 rusë të arrestuar

Në videon e mëposhtëme shihet një moment nga protestat në Rusi të qytetarëve, të cilët kundërhtojnë liderin e tyre, Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës.
Protesta të ashpra kanë shpërthyer në Rusi prej fillimit të luftës, ku mijëra qytetarë rusë janë mbledhur për të ngritur zërin dhe për të kërkuar paqen, por janë dhunuar nga Policia e vendit të tyre.

Në video shihet se si policia ruse dhunon dhe shtrin përtokë një vajzë ruse, e cila po protestonte dhe kundërshtonte pushtimin e Ukrainë, bashkë me qytetarë të tjerë.