Lajmet E fundit

Kur numerologjia të befason: Rastësia e habitshme me datat e Luftës së Parë e të Dytë Botërore dhe sulmit mbi Ukrainë

Të gjithë flasin për fillimin e Luftës së Tretë Botërore dhe nuk kanë si mungojnë teoritë konspirative. Por këtë herë, konspiracionistëve u vjen në ndihmë numerologjia.
Nëse marrim Luftën e parë botërore e cila ka nisur më 28.7.1914, dhe nëse bëjmë mbledhjen e shifrave duke i mbledhur si 28+7+19+14 përfundimi do të dilte 68-të.

I çuditshëm është fakti se të njëjtin përfundim numerik do të kemi po ashtu edhe nëse bëjmë mbledhjen e numrave të datës së fillimit të Luftës së II Botërore, e cila nisi më 1.9.1939, pra nëse i mbledhim 1+9+19+39 përfundimi do të dilte gjithashtu 68-të.
Dhe ajo që e bën edhe më të frikshme numerologjinë është se 68-të do të dilte edhe shifra nëse mbledhim numrat në datën e nisjes së sulmit rus mbi Ukrainë.

Sulmi rus mbi Ukrainën ndodhi më 24.2.2022, nëse i mbledhim numrat 2+2+20+22, përfundimi do të dilte sërish 68-të.
Ukraina është fillimi i Luftës së Tretë Botërore?