




Mbrojtja më e mirë ndaj këtij abuzimi është ti bëjmë me dije këtyre oligarkëve se nëse nuk e çojnë sërish çmimin e karburanteve në nivelin e justifikuar nga tregu në kohën në të cilën e kanë blerë këtë mall, atëherë duhet të ngrihemi e tua djegim karburantet duke ju shkaktuar atyre një dëm ekonomik ashtu si ata po na shkaktojnë edhe neve një dëm ekonomik.





Në librin e tij “Shtete të dështuara” filozofi dhe historiani Noam Ҫomski (Noam Chomsky) perifrazon se : “shtete të dështuara janë ato shtete që dështojnë të sigurojnë siguri për popullatën, që dështojnë të garantojnë të drejta për qytetarët e tyre brenda dhe jashtë vendit, ose të mbajnë institucione demokratike funksionale”.
Shqipëria jonë duket se i përmbush të tëra këto përcaktime të një shteti të dështuar.





Shumë e madhe dhe e gjatë do të ishte lista e mungesës së sigurisë dhe garancisë së qeverisë ose shtetit shqiptar karshi shtetasve të vet.
Por sot më evidente është lënia e shtetasve dhe qytetarëve të vet në mëshirën e fatit të spekulantëve të biznesit. Të atyre që të gjithë i konsiderojmë si oligarkë dhe që të paktën 12 vjet janë shfaqur fuqishëm në hapësirën tonë, por këto 8 vitet e fundit të qeverisjes së Kartelit “Rilindja” kanë zënë çdo hapësirë të mundshme.





Sot po këta oligarkë të udhëhequr nga shpirti i abuzimit po spekulojnë me çmimin e karburantit dhe të miellit, çmime këto që do cenojnë gjithçka tjetër në tregun tonë.
Ka që dy dit që kemi një rritje të pajustifikuar të çmimit të karburanteve përtej çdo logjike.
Dhe kjo rritje duket total abuzim kur kryetari i shoqatës së hidrokarbureve në Shqipëri Luigj Aliaj deklaron “ se në Shqipëri kemi aktualisht rezerva karburanti edhe për tre muaj të tjerë”.





Kjo qartësisht do të thotë se karburanti që shitet sot nuk erdhi dje, por ka ardhur më përpara dhe nuk ka pse të ketë rritje çmimi për këtë karburant, për të paktën edhe tre muaj të tjerë, po qe se do të bazohemi mbi këtë deklaratë.
Po kështu thotë edhe kryetari i shoqatës së prodhuesve të miellit se “ në Shqipëri kemi rezerva mielli edhe për 45 ditë”. Pra edhe ngritja e këtij çmimi është një abuzim i pastër.





Ose thënë më ndryshe kemi të bëjmë me një grabitje të organizuar në bashkëpunim ndërmjet gjithë oligarkëve të hidrokarbureve.
Dhe në gjithë këtë grabitje që bëhet ditën për diell, shteti jonë i cili udhëhiqet nga qeveria e drejtuar nga Karteli i “Rilindjes”, nuk ndërmerr asnjë veprim dhe asnjë masë parandaluese për këtë veprim.
I vetmi veprim cinik, i përket Autoritetit të Konkurrencës në Shqipëri të cilët kanë deklaruar se kanë filluar një hetim për rritjen e çmimit. Ndërkohë që kemi deklaratat nga kryetari i shoqatës së hidrokarbureve, ndërkohë që çmimet janë evidente me të madhe në çdo pikë karburanti në këtë vend, autoriteti që është një zyrë e qeverisë thotë që po heton.
Shteti ynë ka kohë që është i dështuar, por në duart e narkotrafikantëve ai bëhet inekzistent.
Ndërkohë kryetari i Kartelit është i shqetësuar se si të ndihmojë qytetarët ukrainas në hallin e tyre e aspak nuk e mendon se parësorë ka qytetarët e tij.
Pra qeveria jonë ka dështuar totalisht që të garantojë dhe sigurojë popullin e saj nga çdo formë sulmi, qoftë ai edhe ekonomik si në këtë rast.
Ndaj jam i mendimit se duke qenë se asnjë institucion “Demokratik” i këtij vendi, qoftë edhe Kuvendi i Republikës nuk ngrihet për të mbrojtur qytetarët e vet nga ky abuzim, nuk na mbetet tjetër vetëm të mbrohemi vet nga ky lloj abuzimi.
Mbrojtja më e mirë ndaj këtij abuzimi është ti bëjmë me dije këtyre oligarkëve se nëse nuk e çojnë sërish çmimin e karburanteve në nivelin e justifikuar nga tregu në kohën në të cilën e kanë blerë këtë mall, atëherë duhet të ngrihemi e tua djegim karburantet duke ju shkaktuar atyre një dëm ekonomik ashtu si ata po na shkaktojnë edhe neve një dëm ekonomik.
Duhet të ngrihemi e të kërkojmë llogari nën kërcënim të shisheve të molotovit e të mos pranojmë shpjegim shkakun e luftës në Ukrainë, pasi nga 100% të importit të hidrokarbureve te ne, vetëm 12% vjen nga Rusia, pjesa tjetër 88% vjen nga vende të tjera që nuk e marrin nga Rusia.
Do të duhej sot që i çmenduri që drejton Kartelin “Rilindja” të ndalonte menjëherë çmontimin e Uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh dhe vendosjen e saj në funksionim nën tutelën e qeverisë, pasi ajo uzinë në rast pune përballon 30% të nevojave për hidrokarbure në vend.
Ka ardhur koha për revolucion dhe arsyet nuk mungojnë.
Duhet vetëm të bëhemi bashkë e t’i mbledhim lepujt në kuti.