Lajmet E fundit

(foto)“Kreu tradhti“Inteligjenca Ukrainase vret negociatorin me Rusinë, dyshohet se ishte spiun i….

Ditën e sotme, media “Ukrainska Pravda” ka raportuar për vrasjen e një nga anëtarëve të delegacionit ukrainas gjatë bisedimeve me Rusinë.
Sipas Pravdas, Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës ka ekzekutuar Denis Kireev, anëtar i delegacionit ukrainas në bisedimet e para që u mbajtën në Gomel, nën akuzën për tradhti të lartë.Këtë ngjarje e ka raportuar edhe deputeti Oleksiy Goncharenko në kanalin e tij të Telegram, sipas raporteve nga agjencia “Interfax-Ukraine”.

Kireev raportohet se u vra gjatë përpjekjeve të shërbimeve sekrete për ta arrestuar. I njëjti burim zbulon se kishte prova të forta se ai transmetonte informacione sekrete në Rusi.
Këtë lajm e ka ripublikuar edhe “Kyiv Independent” me një postim në rrjetin social Twitter duke cituar “Ukrainska Pravda”.

Media: SBU kills member of Ukrainian negotiations team suspected of treason.
According to Ukrainska Pravda sources, the man was killed during arrest attempt. “Strong evidence” that he was leaking information to Russia.