




Gjithçka po merr fund, Putin ia dorëzon “çelësat” Erdoganit për t’i dhënë fund çështjes së Ukrainës





Presidenti rus, Vladimir Putin pranoi ftesën e homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan për të vizituar Turqinë dhe për të gjetur ndërmjetësim mbi çështjen e Ukrainës.





Kreu i shtetit turk ka shprehur së fundmi synimin e tij për të ndërmjetësuar mes Moskës dhe Kievit dhe mbrëmë, gjatë një interviste në televizion, theksoi se ”Turqia dëshiron të ulë tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës para se ato të kthehen në një k rizë”.





Presidenti Erdogan ka marrëdhënie të ngushta me presidentin Zelensky dhe Putin edhe pse Rusia kohët e fundit ka shprehur pakënaqësi për shitjen e dronëve të prodhimit turk në Ukrainë.