




Ministria ruse e Mbrojtjes kërcënoi me lu.ftë çdo vend që pret dhe strehon avionët usht.arakë të Kievit, duke e drejtuar gishtin nga Rumania për t’i thënë se rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur.





Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha disa avionë lu.ftarakë ukrainas ishin strehuar në Rumani dhe fqinjët e tjerë të Ukrainës, të cilët ai nuk i identifikoi.Ai paralajmëroi se nëse këta avionë lu.ftarakë sulmojnë forcat ruse nga territori i tyre, mund të konsiderohet si angazhim i këtyre vendeve në kon.fliktin ushtarak.





“Ne e dimë se avionët lu.ftarakë ukrainas kanë fluturuar në Rumani dhe vende të tjera fqinje. Përdorimi i rrjetit të aeroporteve të këtyre vendeve për strehimin e aviacionit ushtarak ukrainas, me përdorimin e mëvonshëm të forcës kundër ushtrisë ruse mund të konsiderohet si përfshirje e këtyre shteteve në një konflikt të armatosur”, tha Konashenkov.





Zëdhënësi pohoi gjithashtu se praktikisht të gjithë avionët lu.ftarakë të Ukrainës janë shkatërruar.