Lajmet E fundit

Grida Duma ‘gozhdon’ Bashën: Keni humbur shumë beteja! Kërkon të mbash PD-në për vete

Deputetja Grida Duma i ka kërkuar Lulzim Bashës, në mbledhjen e grupit parlamentar me dyer të mbyllura, që të mbajë përgjegjësi për humbjen e 6 marsit.

Duma i është drejtuar Bashës duke e pyetur nëse ai ndjen përgjegjësi morale personale për dështimin në zgjedhjet e pjesshme lokale.
Deputetja tha se Basha po kërkon ta bëjë PD-në si kulti i individit, duke shtuar se ai (Basha) kërkon të mbajë drejtimin e partisë si individ.

Grida Duma i drejtohet Lulzim Bashës: Tani para se të na drejtohesh ne me pyetje kam unë një pyetje për ty: A ndjen ti kryetar përgjegjësi morale personale për këtë humbje?! Lideri në një parti politike është 90% dhe numrat dy tre apo 27 çfarëdo të bëjnë nuk e zëvendësojnë dot, as përmirësojnë dot liderin. Degjova që e nisët fjalën tuaj kryetar duke thënë ose me mua, ose këtu do t’ju vijë Sali Berisha.

Sali Berisha duke dashur t’ju mundë ju, mundi Partinë Demokratike. Në këtë garë për shkak të lu.ftës midis Sali Berishës dhe jush humbi Partia Demokratike. Në këtë betejë ne bëmë gjithçka të mos e bënim betejën Berisha kundër Bashës, por nuk e evituam dot. Ju thoni sot këtu “o të jem unë, ose këtu do jetë Sali Berisha”, pra “o unë, o askush nuk mundet”. Ç’ka do të thotë që kulti i individit që po lu.ftojmë është edhe më i rrënjosur.

Kjo garë u bë PD kundër PD dhe kjo nuk është në asnjë moment e pranueshme më.
Nëse doni të jeni i sinqertë vërtetë ju keni humbur shumë beteja, dhe nga ky pranim nis zgjidhja.
Nëse doni të jeni i sinqertë bëni pyetjen troç: Ka dy pyetje të mundshme që mund të na bësh e para: – Ju lutem bëhuni me mua të gjithë që unë të mbaj Partinë Demokratike se kështu dua unë si individ.

Pyetja tjetër është: Si do bëjmë që përtej meje të ngremë Partinë Demokratike për vetë Partinë Demokratike. Cilën pyetje po na drejtoni të parën apo të dytën?