




Pas disa ditë thirrjesh, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka dalë në përfundimin se NATO ka frikë nga Rusia.





Zelensky ka sulmuar indirekt NATO-n gjatë një interviste për mediat e huaja.





Në fjalën e tij ai tha se nuk do të bëjë më kërkesën në NATO për anëtarësim, pasi sipas tij, aleanca ka frikë nga një konfrontim i mundshëm me federatën Ruse.





“Kuptuam se NATO nuk është gati të pranojë Ukrainën. Aleanca ka frikë nga gjërat kontradiktore dhe konfrontimi me Federatën Ruse.”-u shpreh Zelenky.





Ndër të tjera Zelensky ka konfirmuar se Ukraina nuk do të heqë dorë nga lu.fta me Rusinë.