




Qeveria ruse ka miratuar nje liste te shteteve te ‘ar.miqve’ te saj, pasi kane ndermarre veprime armiqesore ndaj saj.





Lista perfshin Shtetet e Bashkuara dhe Kanadane, shtetet e BE-se, MB (perfshire Jersey, Anguilla, Ishujt e Virgjer Britanike, Gjibraltar), Ukrainen, Malin e Zi, Zvicren, Shqiperine, Andorren, Islanden, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjine, San Marino, Maqedonia e Veriut. Gjithashtu Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Mikronezia, Zelanda e Re, Singapori dhe Tajvani.





Sipas agjencise “Tass”, vendet dhe territoret e permendura ne liste vendosen ose iu bashkuan sanksioneve kunder Rusise pas fillimit te nje operacioni special ushtarak te Forcave te Armatosura Ruse ne Ukraine.





Qeveria vuri ne dukje se sipas ketij dekreti, qytetaret dhe kompanite ruse, vete shteti, rajonet dhe bashkite e tij qe kane detyrime valutore ndaj kreditoreve te huaj nga lista e vendeve jomiqesore do te jene ne gjendje t’i pag.uajne ato ne rubla. Procedura e re e perkohshme zbatohet per pagesat qe kalojne 10 milione rubla ne muaj (ose nje shume te ngjashme ne valute te huaj).