




Këto foto që janë publikuar nga historiani dhe studiuesi Armand Plaka tregojnë kufirin shqiptaro-jugosllav, pak ditë para sul.mit gjerman mbi Jugosllavinë në pranverën e vitit 1941.





Gjatë Luft.ës së Dytë Botërore, ushtria gjermane ndërhyri në një lëvizje të koordinuar dhe të beftë më 6 prill 1941 në ter.ritorin e ish-Mbretërisë Jugosllave dhe në atë të ish-Mbretërisë së Greqisë, duke i pushtuar brenda një kohe shumë të shkurtër të dyja vendet.





Pas katastrofës italiane në su.lmin ndaj Greqisë, ndërhyrja e trupave të Vehrmahtit shihej si vendimtare dhe në këtë su.lm ajo u mbështet edhe nga aleatët e saj, Italia dhe Bullgaria. Trupat jugosllave kapitulluan më 17 prill, ndërsa ato greke pak ditë më vonë, më 23 prill 1941.





Interesant është fa.kti se trupat italiane në veri të Shqipërisë, nuk u angazhuan direkt në sulmin ndaj Jugosllavisë dhe arritën ta kalonin më pas vijën e kufirit të pa shqetësuar pasi Jugosllavia e saj kohe kishte kapi.tulluar.




