Lajmet E fundit

Saliu merr peng Shkodrën dhe e keqja që nuk paska fund

Asnjë projekt zhvillimi, asnjë bankë perëndimore, s’ka sesi t’u bjerë ndesh politikave publike të SHBA-ve, ç’ka kuptohet, Bashkia e Shkodrës, Hani i Hasan P*ordhës do jetë një ngrehinë hije-rëndë në mes të qytetit plot dell e histori, por që ja ka ngulë “qimen e derrit” një person me një këmbë në varr e me një në burg.

Shkodra dhe Sali Berisha identifikohen si kapacitetet antiamerikane më të famshëm në Botë. Shkodra ishte një qytet i madh, por sot është tkurrur. Të ngjan sa Sali Berisha. Saliu ishte lider i famshëm, por e vranë gjynahet e veta dhe po kërkojnë ta burgosin amerikanët. Shkodrën e “plagosi”, pastaj e mori peng Saliu dhe po përpiqen ta lirojnë prej tij amerikanët.

Shkodra nuk është në kohë të mirë sot. E ka marrë peng një lider lokal, i damkosur për akte korruptive që minojnë demokracinë dhe rrezikojnë njerzimin, sot e nesër e derisa të arrestohet.
Ky është shqetësimi, kur vjen kjo nesër.

Nesër dhe sa kohë Saliu të ketë çelësat e jetesës dhe ekonomisë së Shkodrës, nuk është nesër. Neser është vetëm kur prangat të shtrëngojnë duart e Sali Berishës dhe çdonjërit që ka përfituar nga fondet publike në 30 vitet e fundit.

Përballë këtyre akuzave, Saliu po përdor si “bunker” Bashkinë e Shkodrës.
Kjo godinë, është i vetmi institucion pushteti në Botë që drejtohet nga një antiamerikan, nga një ‘non grata’ me njërën këmbë në pushtet e me tjetrën në burg.

Mendoni qetë sot, në shekullin e internetit, një budalla që modifikon Bashkinë e Shkodrës në Han me shumë porta. Me porta anadollake, pasi Amerikanët nuk kalojnë në ato rrugë të Hanit të Hasan P*rdhës. Nuk kalojnë andej pari, se ka pisllëqe e qelbësirë që të zë hundët. Kur i çelen dyert e qytetit djalit të Aliut, pasi banesën e ka në Tiranë, televizionet me shtrirje sa tallagani i Saliut, shtyhen me njëri-tjetrin e bëjnë sikur ka lajm.
Në fakt ka lajm, por as e gjejnë as e njohin.
Askush nuk e shikon që Hani i Hasan P*rdhës, është kapaciteti më antiamerikan në Botë. Ky do të ishte lajmi i përditshëm deri sa të arrestohen ata që janë pasuruar nga fondet publike, ata që me modelin “blej vota sa të dua”, janë “salduar” përjetësisht në karrige, kanë marrë “tepsinë” e pushtetit, ekranin e lajmit, çelësat e Bashkisë, të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen.

Të ishte një rast si ky, kudo në perëndim, gazetarët do bënin të famshëm qytetin dhe veten.
Ja, sa shumë punonjës paguhen nga taksat, për punë që askush nuk di të thotë ç’janë ?
Ta tjerrim pak fijen e gjykimit.
Cilido punonjës i Hanit të Hasan Pordhës, i çdo zyre pra, duhet të bëjë kujdes që Flamurin e shtetit të vet ta ruajë se mos i afrohet Flamurit Amerikan. Ja, të na thotë njëri, mundet t’i afrojë afër dy Flamurët?

Me kësi kronikash pra, të padëgjuara në Botë, do ishte profesionalizëm të çelen lajmet e çdo stacioni televiziv të këtij qyteti që Sali Berisha i ka veshur kostum si të tij, i ka dhënë formën e tij e synon t’i japë edhe fatin e zi të tij.

Kjo e vërtetë e zezë, as diskutohet, apo jemi gabim?

Po kush e zhvilloi këtë kimi? Ah po, ja vlen si temë. Ne e kemi thënë në vazhdimësi nëpër shkrimet tona, se Katër Klanet Mafioze që drejtojnë 20 familjet kriminale, ishin të interesuara që në Hanin e Hasan P*rdhës të varte shpresën për të shpëtuar nga prangat ‘non grata’ Sali Berisha. Pra, vetë Edi Rama, Ilir Meta dhe Fatos Nano, që kanë frikë edhe hijen e ambasadores Yuri Kim, sot e gjithë ditën janë nën hijen e Sali Berishës që demonstron publikisht antiamerikanizëm nga Hani i Hasan P*rdhës.

Edhe gazetarët, nëse kalojnë portën e këtij Hani, duhet të kenë kujdes për ndonjë stemë a diçka sado të imët me simbol amerikan. Nëse e kanë, duhet ta heqin. Është urdhër ky dhe nuk diskutohet. Në Hanin e Hasan P*rdhës, simbolet e shtetit të Lirive dhe të Drejtave Njerëzore, janë mish i huaj. E ka deklaruar ambasadorja amerikane dhe ne nuk e dimë se mund të ngjasë ndryshe.

E keqja s’ka fund.

Të gjitha shërbimet publike, me shenja rruge e leje ndërtimi, kopshte, shkolla, çerdhe, me barrën fiskale mbi biznesin, me tendera e shfrytëzim të hapësirave, sot janë nën hyqymetin e non-gratës Sali Berisha.

Asnjë projekt zhvillimi, asnjë bankë perëndimore, s’ka sesi t’u bjerë ndesh politikave publike të SHBA-ve, ç’ka kuptohet, Hani i Hasan P*ordhës do jetë një ngrehinë hije-rëndë në mes të qytetit plot dell e histori, por që ja ka ngulë “qimen e derrit” një person me një këmbë ne varr e me një në burg.

Pra, asnjë vendim në harmoni me interesat e vlerat e qytetit të Shkodrës s’pritet të materializohet.

Po ç’pritet atëherë?

Zbritja në teposhtë mbaron, apo jo? Saliu është në fund të teposhtës pa kthim. I ngujuar në Hanin e Hasan P*rdhës, bën rezistencën e fundit me Shkodrën që aksidentalisht e ka marrë peng.