




JEMI NË QYTETIN E NJË MBI NJË DRITAREVE!
Nëse keni vizituar Beratin, me siguri ju ka bërë përshtypje mali i Shpiragut. Ai ndodhet përballë qytetit të Beratit dhe ajo që bie në sy, janë vijat e tij natyrale, pra përrenjtë.





A e dinit se, ato janë 24 në total dhe secila ndarje, ka emrin e vet? Ajet Nallbani është kujdesur për t’i rikujtuar, përmes faqes së tij në Facebook:
Emrat e vijave të malit të Shpiragut (nga e majta në të djathtë):





Vijat e malit që populli i quan përrenj (po përrenj nuk janë, se nuk kanë ujë, as bëjnë rrëke, kur bie shi), kanë pothuajse një largësi me njëra-tjetrën, janë gjithsej 24 dhe quhen:





1- Përroi Meterizës, pranë gjurmës së Mushkës.2- Përroi i Gongallit.3- Përroi i Sheshores.4- Përroi i Verbër.5- Përroi i Shpellës. Këtu gjenden guva të mëdha shkëmbinjësh, ku mbajnë bagëtitë barinjtë në kohë lagësire.6- Përroi i Ristos.7- Përroi i Arrës.8- Përroi i Binjakës.9- Përroi i Stanit. Në krye të këti përroi, mbi majën më të lartë të malit, gjendet Shëndëlliu.10-Përroi i Metkës.11-Përroi i Çukales. Majës së malit drejt këtij përroi i thonë Pënjë.12-Përroi i Lisit.





13-Përroi i Kulprit.14-Përroi i Ngjelës. Majës së malit drejt këtij përroi i thonë bregu i Spitharës.15-Përroi i Ramos.16-Përroi i Arrës ose Shtegu i Ujkut. Këtu gjendet vrima e Dragoit.17-Përroi i Konos me Çukën e Rrjepur.18-Përroi i Myftarit. Mbi të është një shteg midis dy brigjesh të majës së malit që i thonë Gryka e Razhdojt.19-Përroi i Përcëllishtes.20-Përroi i Dushkut, që ka mbi krye në majë të malit fushën e Bukur.21-Përroi i Thanës.22-Përroi i Druvarit me shtegun e Rrahut.23-Pezuli i Zhgabës.24-Dushku i Kuq.
Vendeve më poshtë dhe prapa përroit të Dushkut të Kuq, nga ana e perëndimit u thonë Rakova.





Mbledhur në vitin 1944, nga Vlash Papa