




Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë fuqishëm këtë marrëveshje pasi thonë se sistemi rus paraqet rre.zik për armatimin e NATO-s, pjesë e së cilës është edhe Turqia.





Presidentët e Rusisë dhe Turqisë të mërkurën (29 shtator) filluan bisedimet për frenimin e dhunës së përtërirë në veriperëndim të Sirisë dhe mbase zgjerimin e marrëveshjes për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore nga ana e Ankarasë. Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë fuqishëm këtë marrëveshje pasi thonë se sistemi rus paraqet rrezik për ar.m.atimin e NATO-s, pjesë e së cilës është edhe Turqia.





Bisedimet mes Erdoganit dhe Putinit po zhvillohen në Soçi të Rusisë. Erdogan i tha Putinit se dëshironte të diskutonte bashkëpunimin e në fushën e mbrojtjes, pavarësisht kundërshtimeve të SHBA.





“Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB -së na pyetën veçanërisht për çështje të caktuara. Ne u përgjigjem duke thënë se nuk është e mundur që të kthehemi prapa nga veprimet që kemi marrë. Unë veçanërisht e besoj këtë: është me rëndësi të madhe për ne që të vazhdojmë në forcimin e lidhjeve Turqi-Rusi”, i tha Erdogan, Putinit.