Lajmet E fundit

S’keni mjaftueshëm pranga për ne, lironi shokët tanë, protestuesit nisen drejt …

Teksa qëndruan për disa orë para Kryeministrisë, një grup të rinjsh kanë nisur marshimin drejt drejtorisë së Policisë së Tiranës. Protestuesit kanë nisur të ecin përgjatë bulevardit Dë.shmorët e Kombit, duke bll.okuar kështu qarkullimin.

Pro.testuesit janë nisur drejt kryqëzimit te Shallvaret, ndërsa shtoi se rreth 1 mijë forca po licie janë në terren për të ruajtur rendin dhe sigurinë. “Lironi shokët tanë!” brohorasin të rinjtë.

“Nuk keni pranga, mjaftueshëm për ne!, dëgjohet teksa bërtasin ata me megafon.

Ata kanë ecur përgjatë rrugës Myslym Shyri. Ndërkohë, makinat që kalonin në këtë rrugë, janë detyruar që të kthehen kundravajtje, ndërsa protestuesit kanë vijuar drejt drejtorisë së Policisë.