Lajmet E fundit

Letra e Fatos Nanos 18 vjet më parë, e shkruar sikurse sot nga Edi Rama / Koenciedencë apo kopjim?!

Euforia e Edi Ramës, si në dashurinë ndaj popullit afgan ashtu edhe në kri.tikën ndaj europianëve hip.okritë dhe pa kujtesë, nuk është një fenomen i ri. Ai haset shpesh tek politikanët provincialë, zakonisht pa bindje dhe ide.ologji të caktuar, të cilët nxitojnë të garojnë në ofrimin e shërbimeve sa herë që “i ma.dhi” hedh vësh.trimin nga ata.

Këtë lloj entuziasmi të vasalit, që i jepet shansi t’i bjerë në sy “per.andorit” duke i ofruar atij shumë më tepër nga çfarë i kërkohet, e kemi ndeshur pothuajse tek të gjithë poltikanët që kanë drejtuar Shqipërinë. Ata kanë qenë të gatshëm për t’u bërë më kinezë se kinezët, më muxha.hedinë se muxh.ahedinët, më afganë se afganët, më amerikanë se amerikanët, e kështu me radhë.

Fenomeni nuk ka të bëjë, siç vërejnë disa, me deliret në përgjithësi të udhëheqësve tanë për ndikuar në fatet e botës apo me delirin në veçanti të Edi Ramës, për t’u njohur si një lider global. Në thelb, kemi të bëjmë me një kom.pleks in.ferior.iteti, që liderët tanë mundohen ta kapërcejnë duke i treguar provincës së tyre se ata janë të vlefshëm dhe të rëndësishëm për superfuqinë e botës. Nxitimi dhe euforia për të përfituar në pak situata të tilla, shpesh na ka bërë qesharakë duke u mos u mjaftuar me rolin tonë, por duke i dhënë mend edhe gjithë globit, si ato var.gjet e dikurshme: Dy luanë ka sot bota, një Azia një Evropa/ Enver Hoxha e Mao Ce Duni, janë si buka e një brumi.

Por duke u kthyer në temën e ditës, atë të pritjes së refugjatëve afganë në Shqipëri, deklaratat e Edi Ramës, që nuk u mjaftua me rolin që duhet të ketë Shqipëria por i tërhoqi veshin edhe Europës që i ka harruar lu.ftërat, të sjellin në kujtesë thuajse identike fjalët e Fatos Nanos, 18 vjet më parë, në një letër të botuar në Boston Globe, ku i tregonte Francës e Gjermanisë se si duhet të silleshin ndaj lu.ftës në Irak.

Falenderimet nga SHBA/ Rama bëhet më afgan se afganët në mediat e huaja
Në kontekstin e fenomenit të mësipërm, qasja është thuajse identike. E lexuar sot tingëllon edhe më qesharake se në vitin 2003. E vetmja gjë që ka ndryshuar është se ata që talleshin atëherë me ser.vilizmin provincial të Nanos, sot krenohen me atë të Edi Ramës.

Më poshtë letra e plotë e Fatos Nanos, botuar në gazetën amerikane “The Boston Globe” më 9 shkurt 2003.
Sot ndoshta është koha që udhëheqësit europianë të vizitojnë Plazhin e Normandisë për të parë me sytë e tyre atë çfarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kane bërë në emër të lirisë.

Atje, lart mbi det, në Plazhin Omaha, ndodhet një var.rezë, në të cilën prehen esh.trat e afro 10,000 ushtarëve amerikanë. Atje ata prehen, djem të rinj, të cilët dhanë jetën e tyre për të shpëtuar Europën nga shtypja naz.iste dhe për të çli.ruar kontinentit tonë.

Është në saje të kurajës dhe bujarisë amerikane që sot vende si Franca dhe Gjermania, ashtu si edhe shtete të tjerë europianë, janë vende të lira dhe demokraci vib.rante. Sepse po të mos kishin qenë Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe aleatët e tyre në Luftën e Dytë Botërore, Europa do të kish mbetur nën çizmen dik.tato.riale të Hit.lerit dhe të naz.istëve për breza të tërë.

Dhe Lu.fta e Dy.të Botërore nuk ishte e para herë që Shtetet e Bashkuara treguan vullnetin e tyre për të der.dhur gj.ak në Europë për lirinë e të tjerëve. Përpara saj ishte Lu.fta e Pa.rë Botërore. Dhe për pesëdhjetë vjet pas Lu.ftës së Dy.të Botërore Europa ishte në gje.ndje të rim.ëkëmbej dhe begatohej nën mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara kur u konfrontua me kër.cën.imin e kom.unizmit dhe doli fitimtar mbi të.

Njerëzit mund të harrojnë. Disa vende në Europë gjithashtu mund të harrojnë. Por ka vende të tjerë në Europë, të cilët janë vende më të vjetër, kanë kujtesë historike më të gjatë dhe tek të cilët kujtesa e tyre më e afërt është ajo e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, i cili i dha fund tir.anisë së Sllobodan Millosheviçit. Ne, shqiptarët, nuk harrojmë.

Kjo është arsyeja pse ne i mbështesim Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përpjekjet e tyre për të çli.ruar Irakun nga Sadam Huseini dhe ar.mët e tij të shka.tërr.imit në masë. Ashtu sikurse amerikanët kontribuan në çlirimin e Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjerë të Europës gjatë Luf.tës së D.ytë Botërore, po kështu Shtetet e Bashkuara dhe koal.icioni i vullnetit që I mbështet ato duhet të çli.rojnë sot popullin irakian.

Ne të gjithë duhet të vizitojmë Normandinë. Ne duhet t’u bëjmë homazh atyre amerikanëve të guximshëm që stuhishëm zba.rkuan në Plazhin Omaha dhe dha.në je.tën e tyre për lirinë e të tjerëve. Gjëja më e admirueshme është se amerikanët janë gati përsëri të bëjnë të njëjtën gjë. Dhe këtë herë, përsëri, ata nuk janë vetëm.