Lajmet E fundit

Arian Çani tregon mënyrën për të larguar Lulzim Bashën, ndërhyn Grida Duma: Ja sa afat i kemi lënë

Analisti Arjan Çani ka deklaruar se zgjidhja për largimin e Bashës nga kreu i PD do të ishte që deputetët e kësaj partie të mblidheshin dhe ta pezullonin.
Sipas tij ata nuk kanë pse të humbin kohë duke kërkuar dorëheqjen e tij, por duhet të bëjnë atë që kanë në dorë kur shohin sipas tij se kreu i tyre ka marrë një drejtim të paditur.

“Ne duhet të jemi pak më të ftohtë kur analizojmë Bashën. Mendoj se Grida dhe shumë kolegë të saj janë deputet dhe zgjidhja që propozon Grida për dorëheqjen e Bashës mendoj se s’kanë pse të lodhen më me këtë punë, detyra e tyre është të mblidhen dhe ta pezullojnë nga grupi. Ky do ishte hapi i parë detyra e deputetëve kur shohin se kryetari i tyre ka marrë një rrugë të paditur. Të bëjnë atë që ata kanë në dorë. Është çmendur apo jo Basha nuk është detyra jonë. Në një vend normal do ndodhte kjo gjë. Ambicia e tyre është shumë e ndryshme”, tha Çani.

Nga ana e saj Grida Duma në përgjigje të kësaj ka deklaruar se ata kanë vendosur një afat 1 deri në 2 javë që Basha të reflektojë dhe të veprojë. Ajo tha se nëse ai nuk bën asnjë veprim deri në fund të këtij afati atëherë do veprohet me masa të tjera.

“Një lëvizje e tillë nisi. ka një dokument, por më pas është është kërkuar një qetësim nga ana e tij se ai do e bëjë vetë këtë. Por ne nuk do e lëmë dhe nuk do diskutojmë të njëjtat gjëra mbledhje pas mbledhjesh. Ne i bëmë një kërkesë, por kur të shohim që s’ka reflektim dhe dorëheqje të tij atëherë, mes një apo dy javësh presim një reflektim nga Basha për të dhënë dorëheqjen. Ky është afati që i kemi lënë për reflektim që ai të veprojë. Është diskutuar nga grupi parlamentar dhe e dinë që një negociatë nis kështu dhe ka një afat kohor 1-2 javë. Në fund të marsit do marrim masa pezullim ose përjashtim të Bashës”, tha Duma.