Lajmet E fundit

Disa aspekte të lu, ftës për alfabetin shqip në Stamboll

E pashë të nevojshme që këtë kumtesë ta filloj me fjalët e dy ilu.ministëve të mëdhenj shqiptarë, dy sajuesve të dy alfabeteve të para shqipe, dy mendimtarëve, të cilët problemin e përhapjes së arsimit dhe të diturisë e ngritën në nivelin e pr.oblemeve kyçe të çlirimit dhe emancipimit të popullit shqiptar – me fjalët e Naum Veqilharxhit dhe të Sami Frashërit.

Naum Veqilharxhi në “Enqiklikën për tërë të pasurit të mësuarit shqiptarë ortodoksë”, më 1836 thotë: “… Sa kombe që kanë mbetur ndër padije u ngjasin robëvet duke punuar nga dita për fatbardhësin’ e qytetëruarve e të fuqishmëve, të cilët vetëm atëherë kanë për të dalë nga gjendja e bagëtishme ku ndodhen, kur të nisin të lërojnë gjuhën e tyre kombëtare. Po kjo nuk fitohet ndryshe veçse me shkronja të veçanta kombëtare që janë filluar para meje. Po me të përzjerit e të huajvet edhe me dinakëritë e disa njerëzve të na kartë mbet në të gjitha pa marrë fund” [1].

Çështjen e alfabetit e shtron në një mënyrë edhe më të ashpër Sami Frashëri, sipas të cilit problemi i shkrimit dhe i këndimit, pra, pr.oblemi i alfabetit është i lidhur me fatin e ekzistimit të popullit shqiptar si komb. Në vitin 1879, në librin “Alfabetarja e gjuhësisë shqip”, Samiu shkruan: “Është për t’u çuditur qysh ka rrojtur gjer më sot komb’ i shqiptarëvet, duk mos me shkruar’ e duk mos me kënduarë gjuhën’ e re, kur janë humburë kaqë kombe, që shkruanin’ e këndonin’ gjuhën’ e tyre si syrjanëtë, kaldenjasitë, llatinët e të tjerë” [2].

S’ka dyshim se shumica e kongresistëve të Manastirit kanë qenë thuajse të të njëjtit qëndrim me këta dy paraardhës të tyre të mëdhenj; kanë qenë të vetëdijshëm se në ato ditë po ia vënin gurin e themelit jo vetëm alfabetit të përbashkët shqip, por edhe kulturës së përbashkët shqipe, zhvillimit të gjuhës dhe të shkrimeve shqipe, aq divergjente e aq të përçara gjer në atë kohë.

Mirëpo, zhvillimi i ngjarjeve të mëvonshme argumenton se nuk ishin vetëm kongresistët të vetëdijshëm për rëndësinë e vendimeve që ishin marrë për historinë e mëtejshme kulturore dhe politike të popullit shqiptar, por gjithashtu të vetëdijshëm ishin edhe të gjithë ata të cilëve u pengonte emancipimi i popullit tonë – qarqet sunduese të shteteve fqinj, qeveria xhonturke, e sidomos qarqet klerikale të larta katolike, ortodokse e muslimane. Kjo është drejt e kuptueshme sepse bashkë me luftën për alfabet, bëhet edhe lu, fta për pavarësi. Lu, fta për alfabet ishte për shkollat laike, e si pasojë logjike e kësaj do të ishte të shkëputurit shpirtëror e mendor nga zinxhirët e ideologjisë kishtare.

Pikërisht një muaj para kongresit, organi i jezuitëve të Shkodrës “Elçija e zemrës së Jezu Krishtit” i sulmoi librat dhe gazetat e reja shqipe, duke i quajtur “nji mjet fort i keq në duert e të pazotëve, të atyne që kanë ngritur lu, ftën kundër kishës, që prishin zemrën dhe mendjen e njeriut” [3], “Shkollat janë laicizue fare dhe prej tyne janë largue priftërit” [4], se “shkolla asht si nji pyell me bisha t’egra”, se “shkollat, në mos qofshin të shejta, janë shpellat e djallit” [5] etj. Një lu, ftë shumë më të ashpër, më të organizuar, më të tmerrshme sepse kërcënohej edhe rre, ziku i shkombëtarizimit, që në të vërtetë ishte ushtruar shekuj me radhë – vinte nga kleri ortodoks, i cili e kishte përkrahjen e dy qendrave të forta: të Athinës, të cilën e udhëhiqte “megalli ideja” – ideja e Greqisë së madhe dhe Patrikana e Stambollit, e cila shekuj me radhë e ka ndjekur një fushatë hel, enizimi ndaj të gjithë popujve ortodoksë të Ballkanit.