Lajmet E fundit

“Flamuri i revolucionit”, Shtriga e qeverisë dhe një Kryeministër i ngujuar nga frika

Pesë firmat monopoliste të miellit, janë sponsore të PS, LSI e Foltores/ Kryeministri i zhytur në korrupsion, po takon pensionistë e “skllevër” nëpër biznese private, duke u kërkuar të mos ngrihen në protesta për bukën e gojës, me broçkullën se “shkelet vuajtja e popullit ukrainas”; por realisht ai po mbron monopolistët e ushqimeve, një pjesë të të cilëve i ka bërë ministra, deputetë e këshilltarë të tij, siç është Baton Haxhiu i miellit e grurit serb me firmën “Devolli Group”

Pas kthimit nga Dubai, Edi Rama krijoi bordin e çmimeve të karburanteve, paçka se sipas llogarisë, qytetarët nuk vidhen nga kompanitë importuese e tregtuese, por nga vetë qeveria, mbasi 65% e vlerës në çmimet për 1 litër naftë e benzinë, janë taksa.
Veç karburanteve, në Shqipëri janë rritur me 30-40% dhe çmimet e miellit, bukës, ushqimeve e produkteve të tjera, të cilat janë pjesë e 25 artikujve bazë të konsumit të përditshëm në familje, pa përmendur ilaçet dhe trasportin.

Pse nuk po i ndalon kompanitë furnitorë të shumicës e tregut ushqimor të pakicës, por i lejon të zhvasin popullin me çmime monopol, të cilat i kanë rritur në të njëjtat kuota, në bashkëpunim si kartel oligopol me njeri- tjetrin?
Sepse së pari, 30% e tregut ushqimor e artikujve të tjerë të “Shportës jetike” në Shqipëri, zotërohet nga rrjeti “HIPPO Markets” me pronor Meland Qirko, bashkëshort i Pamela Qirkos (Ballukut) me detyrë kryetare e Komisionit “Veting” dhe motra e ministres Belinda Balluku.

Për këtë arsye, këtë kompani importi dhe tregtimi me shumicë e pakicë, Edi Rama po e lejon të vjedhë sa të mundet, sepse pronarja është pjesë e njërës prej familjeve të kupolës qeveritare, por dhe Shefe e “Veting” të prokurorëve dhe gjytarëve që kanë në dorë dosjet korruptive të pushtetit.
Kryeministri i zhytur në korrupsion, nuk mund të krijojë bord për ulje çmimesh, mbasi shumica e miellit dhe grurit serb në Shqipëri, futet nga firma “Devolli Group” me pronar oligarkun Blerim Devolli e ortak Baton Haxhiun, të dy miq të afërt punësh të pista me Edi Ramën.

Për shkak se prej 8 vitesh, mbahen sekret dosjet e importit dhe shitjeve të kësaj kompanie në Shqipëri, askush nuk e di sa detyrime fiskale paguan në doganë e tatime; por SPAK duhet ta hetojë, mbasi ka indice se në doganë nuk paguan fare, ndërsa në tatime paguan si biznes i vogël.
Kryeministri nuk mund të krijojë bord, mbasi në tregun ushqimor me shumicë e pakicë, monopol është dhe deputeti i PS, Vullnet Sinaj me rrjetin e distributorëve e dyqaneve “Big Market”, i cili ka rritur çmimet 30%-40%.
Nëse kryeministri Rama, do krijojë bord për çmimet e ushqimeve, duhet të ndalojë spekulimin që vazhdon të bëhet me miellin nga firma “Agro Blend” e Fiqiri Ismailajt, ish kryebashkiakut të Sali Berishës e krushkut të Fatmir Mediut.

Rritje çmimesh të miellit, ka bërë dhe firma “Miell Tirana” e Roland Hysajt sponsor i “Shtëpisë së Lirisë”, firma “Bloja” me pronarë Agron e Fuad Haxhiymeri, njohur si sponsorë të “Rilindjes”, por dhe prej mafies së vajit “Floriol” që ka dyfishuar çmimet