




Në mesin e shumë çështjeve për të cilat foli, diskutimi ra edhe tek zhvillimi i sportit dhe futbollit në vend.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë zbuloi edhe diçka që të pranishmit e tjerë nuk e dinin për faktin se Shqipëria e ka çuar futbollin në Kinë.





Ai tregoi se legjendën e Kombëtares Shqiptare, Loro Boriçin, e çuan t’u mësojë futboll kinezëve, por ata u larguan nga stërvitja sapo filloi shiu.“E çuan Loro Boriçin t’u mësojë futbollin kinezëve, se ne e kemi çuar futbollin në Kinë. Është e vërtetë kjo.





Filloi stërvitja me kinezët dhe filloi shiu, kinezët të gjithë ia futën vrapit. “Ku shkoni”, u tha Loro.
Filloi shiu, thanë ata. “Po shiu ka punën e tij, ne kemi punën tonë”. E thirrën Loron në Komitetin Qëndror, e falenderuan dhe e bënë slogan”, tregoi Rama.