Lajmet E fundit

Raporti i diplomatit të ‘Foreign Office’, përse britanikët penguan rikthimin e

Më 12 dhjetor 1944, gjatë ekzilit në Londër, Mbreti Zog do të organizoi një drekë ku një nga të ftuarit kryesorë ishte Sir A. Ryan. Ai ishte një nga nënpunësit e Foreign Office (FO-Ministria e Jashtme britanike), i cili ishte caktuar për të mbajtur kontakte me Oborrin Mbretëror. Kjo vinte për shkak të miqësisë që ai kishte me Mbretin, që nga koha kur shërbente në Tiranë në vitet 1936-1939 si konsull i përgjithshëm i Britanisë. Për këtë arsye, Sir A. Ryan, nga Foreing Office dhe qeveria britanike konsiderohej si një nga njohësit më të mirë të çështjes shqiptare.

Pas këtij takimi ai do të përpiloi një raport drejtuar kësaj ministrie. Nga ky raport del se Mbreti megjithëse kishte disa kohë i painformuar mbi zhvillimet në Shqipëri do t`i deklaroi diplomatit britanik, se Lëvizja Nacional-Çlirimtare kishte një kontroll të pjesshëm.Sipas tij, Ballkani e kishte humbur rëndësinë e në sytë e anglo-amerikanëve dhe se Abas Kupi ishte nisur drejt Barit. Zogu theksoi gjithashtu se e njihte Enver Hoxhën, i cili kishte krijuar një qeveri në Berat me ministër të Jashtëm Dr.Omer Nishanin.

Ai njihte edhe Dali Ndreun, një nga drejtuesit e betejës për çlirimin e Tiranës. Ky i fundit dikur kishte qenë një oficer me gradë të ulët, që më pas kishte lu, ftuar në brigadat internacionaliste në Spanjë. Gjatë takimit ai përmendi dhe disa pjestarë të lëvizjes komuniste.Një nga këta ishte Sejfullah Malëshova, me të cilin, sipas tij, dikur kishin rënë dakord për të bashkëpunuar. Ky detaj është një indicie që duhet parë me shumë kujdes: kur dhe në çfarë rrethanash mund të ketë bashkëpunuar S.Malëshova me Mbretin Zog? A ka qenë kjo një marrëveshje politike? Apo një bashkëpunim me shërbimin sekret shqiptar, në funksion të zbulimit të grupeve ko muniste?

Zogu do t`i deklaroi diplomatit britanik, se kishte dëgjuar që në Shqipëri do të shkonte një mision anglo-amerikan. Por nuk kishte më tepër informacion mbi këtë çështje. Nëpërmjet ministrit të Oborrit, Sotir Martinit, ai kishte kërkuar disa herë takim me ministrin e Jashtëm, për t`i shtruar zyrtarisht qeverisë britanike rikthimin e tij në Shqipëri. Por, për arsye që dihen, nuk kishte marë asnjë përgjigje.

Për tu vlerësuar është qartësia e Zogut, se politika e Bashkimit Sovjetik ishte për t`i lënë duar të lira Britanisë në Greqi dhe Itali, me kusht që Moska të kontrollonte të gjithë Ballkanin. Në fakt, kjo marrëveshje do të jetë burimi i të gjitha fatkeqësive, për Oborrin Mbretëror dhe për të gjith shqiptarët. Ajo ishte rrjedhojë e marrëveshjeve në Jaltë dhe Postdam mes Stalinit, Ruzveltit dhe Çërçillit, për ndarjen e sferave të influencës. Për këtë arsye dhe për shkak të ndërhyrjes së qeverisë greke, politika britanike do ta pengojë rikthimin e Mbretit Zog në Shqipëri.

Në këtë takim Mbreti do t`i kërkojë diplomatit britanik që t`i lejohej të dërgonte në Shqipëri disa besnikë. Një problem tjetër për të ishte çështja financiare dhe shpenzimet që kërkonte mbajtja e dy legatave (në Egjipt dhe Turqi) dhe e ndonjë përfaqësie shqiptare siç ishte ajo në SHBA. Përpjekjet për të marrë kredi tek bankat britanike, kishin dështuar.

Kjo për shkak se ato e kishin të ndaluar, që në kohë lu, fte, të mbështesnin financiarisht personalitetet e huaja politike. Prandaj, ai ishte detyruar të prekte pajën e së motrës.
Mbreti shprehu mendimin se duheshin gjetur mjete që në Shqipëri të ngrihej një qeveri provizore në të cilën të bënin pjesë jo vetëm elementë të L.N.Ç; por nga të gjitha partitë e tjera, të kishte përfaqësues, të cilët, të kërkonin mbajtjen një plebeshiti me anën e zgjedhjeve.