Lajmet E fundit

Risia e katundit arbëresh Greci me “stolat letrarë” kushtuar poetëve arbëreshë

Ndër katundet arbëreshe që kanë ruajtur ndër shekuj gjuhën dhe identitetin kombëtar shqiptar është katundi malor Greci në krahinën e Avellino-s ku mendohet se u popullua nga arbëreshët në 1462 duke e rindërtuan pas një s hkatërrimi.

Fshati është i mirënjohur për shumë gjëra përfshirë një kulturë shumë të pasur pasi nga aty kanë dalë njerëz shumë të rëndësishëm të penës si Leonardo de Martino, Luixhi Llanda, Xheradi Konforti, Jani de Majo etj.

Në këtë kuadër është sjell në jetë një projekt tejet interesant duke vendosur në hapësirën publike të qytetit, “Stolat Letrarë”, ku të gjithë të pasionuarit mund të shijojnë kënaqësinë e leximit të një libri.