Lajmet E fundit

Çfarë mendimi keni për Grida Dumën? Jozefina Topalli: Nuk e njoh, kush është kjo?

TIRANË– Ish kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka deklaruar se nuk e njeh kush është Grida Duma. E ftuar në emisionin “Dekalog” në RTSH 24, ish-numri dy i Partisë Demokratike u pyet se cili ishte mendimi për Grida Dumën, nënkryetarja e PD-së që dha dorëheqjen së fundmi dhe kërkoi largimin e Bashës nga drejtimi i PD. Topalli tha që nuk e njeh.

“Nuk e njoh Grida Dumën. Kush është kjo” tha Topalli.
Topalli deklaroi se në këtë situatë që ndodhet PD vetëm Sali Berisha mund të arrijë të bëjë bashkimin e madh.

“Për këtë situatë që ndodhet, vetëm Berisha është ai që mund të bashkojë dhe pajtojë PD-në”, tha ajo.