Lajmet E fundit

(video)Dorëheqja e Bashës, Grida Duma: Sa më shumë të zvarritet situtata, aq më shumë agravohet

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka kërkuar më shumë kohë për kryedemokratin Lulzim Basha. Para mediave jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë, ish-nënkryetarja Duma tha se është normale që të pritet disa ditë për të dëgjuar vendimin që ka marrë për drejtimin e tij në krye të PD-së.

“Sa më shumë të zvarritet kjo situtatë, aq më shumë agravon ndjesitë. Besoj se do të ketë reflektim dhe zgjidhje. Besoj se ka një solidaritet me kohën që ka kërkuar. Ka njerëz që kanë bashkëpunuar dhe e shohin normale që të presin disa ditë.

A ka kuptim të pritet? Të gjitha organet duhet të respektohet, duhet të tregohet kujdes nëse janë organet e votuara. Kemi ardhur në një situatë që duhet të kemi në krye të punëve njerëz që përfaqësojnë votën e organeve të partisë. Nuk është mirë që të zvarritet procesi.

Ato që janë lajme në media nuk përfaqësojnë Kolegjin e Kryetarëve. Duhet të kuptojmë një gjë. Partia që të jetë e madhe, duhet të ndalemi me këto cic-mice. PD bashkoi votat me Berishën, mesazh për Bashën? Ka pasur vota të Foltores që janë bashkuar për inceneratorët, çështjet e opozitës, ndahen nga opozita e PD,”-tha në fjalën e saj për mediat.