




Më shumë se për Bullgarinë, ai zhvillim ka një të dhënë shumë të rëndësishme, që i ka trazuar shumë ujrat edhe në Tiranë, ku xhagajdurët po bëjnë rrëmujë.
Në orët e vona të natës së mbrëmshme, është arrestuar në Sofje, Bojko Borisov, ish-kryeministri dhe kryetari i partisë më të madhe që ka më shumë deputet në Parlamentin e vendit. Një zhvillim shumë i rëndësishëm për vendin ballkanik- anëtar i BE-natyrisht, e që ka shkaktuar pështjellim politik.





Por më shumë se për Bullgarinë, ai zhvillim ka një të dhënë shumë të rëndësishme, që i ka trazuar shumë ujrat edhe në Tiranë, ku xhagajdurët po bëjnë rrëmujë.
Që ta sqarojmë më qartë: Bojko Borisov, i cili ka qeverisur bullgarinë për 3 mandate, ka pasur disa herë denoncime për korrupsion, por prokuroria e vendit të tij, asnjëherë nuk ka tentuar të ndërmarrë një hap kaq të madh.





Një oligark bullgar, biznesmeni i madh Vasill Bozhgov, ka dorëzuar para një viti një dëshmi për atë që ai e quan “Grabitja më e madhe e Bullgarisë” ku bëhet fjalë për abuzime me fondet e BE-së. Prokurorët që i morën dëshminë u shkarkuan nga kryeprokurori bullgar. Bozhgov u largua në Dubai, ku ndodhet në ekzil. Por një kopje të këtyre dosjeve ja ka çuar edhe Prokurorisë së Bashkimit Europian.





Në krye të këtij institucioni, dy vite më parë, me insistimin e Angela Merkel u emërua rumunia Laura Koveshi, e cila ka qenë kreu i DNA-së rumune, homologes së SPAK-ut shqiptar. Ajo u shkarkua nga elita e korruptuar e Rumanisë, pasi nisi një sërë hetimesh të “peshqve të Mëdhenj” atje.





Pas rezistencës së elitës së korruptuar, SHBA dhe BE reaguan fort dhe shpallën ‘Non Grata’, kreun e partisë që shkarkoi Koveshin, Liviu Dragnea, i cili përfundoi në burg dhe u largua nga politika. Kryeprokurorja Europiane, e cila u emërua me lobimin e fortë të Merkelit dhe kreut të Komisionit, Ursula Von der Leyen, e ka “inauguruar” punën e saj me operacionin në Sofje. I cili ishte spektakolar më shumë nga organizimi, sesa nga “peshqit e mëdhenj” që futi në rrjetë.





Kryeprokurorja Koveshi, ka mbërritur në Sofje, ka takuar ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrin e Bullgarisë, dhe u ka kërkuar që t’i jepnin një mandat policor për të arrestuar ish-kryeministrin e vendit, duke anashkaluar prokurorinë bullgare. E cila deri tani nuk ka vepruar, pasi ose ishte e frikësuar, ose e lidhur me politikanët e korruptuar.Pra, kur është goditur një vend shumë i fuqishëm dhe një nga politikanët më të fortë që e ka qeverisur prej 25 vitesh, bëhet fjalë se kemi të bëjmë me një fuqi të shtuar të Prokurorisë së BE-së.





E cila, siç mësohet, ka fuqinë për të kërkuar nga policia e Shqipërisë hapjen e hetimeve ndaj një politikani të rëndësishëm këtu. Shto edhe SHBA e cila ka ngritur në Kroaci-qendrën e hetimeve antikorrupsion, kuptohet atëherë pse Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama, Tom Doshi dhe Vangjush Dako u bënë bashkë, e tani duan të rikthejnë edhe njëherë “treshen e tmerrshme” të kontrollit të pushtetit në vend.
Jo më kot, edhe Edi Rama po konfliktohet me Brukselin, për t’i mbajtur sa më larg. Ndaj Sali Berisha e do urgjent selinë e PD-së, që ta kthejë në bunker, siç e ka kthyer Meta Presidencën dhe Edi Rama-kryeministrinë…