Lajmet E fundit

Ç’ka Ilir Meta që stërvitet me tanke ruse?

Presidentit, sot i duhet Baton Haxhiu… Ky Batoni, ishte bërë personazh, si “buton sekret” në dëshminë e Sllobodan Millosheviçit para Tribunalit të Hagës. Pra, një emër i vogël i një spiuni të madh serb, u bë famoz, herë si i vdekur i gjallë e here si i gjallë i vdekur.

Ilir Meta, pasi kalibroi trajektoren drejt Malit me Gropa, “zbriti” nga “tanku rus” tek “syri” i Çim Pekës dhe u nis për nga “Opinioni” i Blendi Fevziut, të takohet me Baton Haxhiun.Presidenti kështu i ka huqet…

Herë kërcënon me tanke, kosore, sfurqe a ç’ti vijë për mbarë, herë përcjell foto gjithfarësh, poezi dashurie, patriotizmi apo trimërie. I merr një nga një figurat, qysh nga Lasgushi e deri tek Haxhi Qamili dhe i vendos aty, krah të tij.
Presidentit, sot i duhet Baton Haxhiu…

Ky Batoni, ishte bërë personazh, si “buton sekret” në dëshminë e Sllobodan Millosheviçit para Tribunalit të Hagës. Pra, një emer i vogël i një spiuni të madh serb, u bë famoz, herë si i vdekur i gjallë e here si i gjallë i vdekur. Sot Batoni ka arritur të bëhet personazhi më i urryer i kombit në rrjetet sociale.
Batonin dhe Ilirin pra, i bashkon antishqiptarizmi, pasuria dhe antiamerikanizmi. Nisja e arrestimeve VIP në Ballkan nuk ua lë gjumin të qetë.

Të dy kanë nevojë të shpërthejnë pasionet dhe presionet mbi përfaqësuesen e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim. Meqë asaj i ka ngelë hatri për diçka që ende është sekret e nuk takohet prej vitesh me kreun e shtetit, Iliri e gjuan me “guralec”; ‘hë Kimete, jam këtu, pas këtij “tankut” rus, gjallë e shëndosh si molla në gem’.
Pastaj i thotë Batonit, të shkruajë me të madhe, se të huajt s’mund të futin hundët në punët e brendshme të pasurive jo vetëm në Shqipëri, por as në Ballkan.

U tha, u bë… Ua lexon Batoni 4 Klaneve Mafioze se ç’i ka qëndisur Kimetes e me vrap niset për nga “çarraniku”… Nuk leh kot ky… Njëra nga shtatë rrogat e Baton Haxhiut, ndoshta më e vogla, është sa tre herë ajo e ambasadores Yuri Kim. Doni më?!
Bizneset me prapavijë politike, janë dhjetëra herë më lart se rroga e Presidentit Amerikan.

Halli se s’ka ku fsheh pasuritë, e bëri të gjallë Ilir Metën. Në fakt, e kishim harruar, që kur doktrina e tij u “dënua” nga Parlamenti e nga Amerika. Me tërë ato akuza kriminale, gjithçka mund të kishte ndodhur .
Presidenti mund të ishte ose i vrarë ose në burg. S’do ishte çudi ta kishim “stemë” që antiamerikanët ta varnin nëpër gjokse apo edhe në derë të Hanit të Hasan P*rdhës në Shkodër.Me pak fjalë, mund të ishte shumëçka, Salvadore Allende i vetëvrarë apo Mujo Ulqinaku që pasi vret në “Malin me Gropa” ambasadoren Yuri Kim, i vë gjoksin tankut rus e shpërthen.

Në të dyja rastet, akti do përcillej si “heroizëm” kundër ndërhyrjes në “punët” e brendshme të pasurive të politikanëve e pushtetarëve shqiptarë. Po përveçse stemë xhakete, mund të ishte edhe numër, si me thënë AL1961138/A.
Nëse Gjykata Kushtetuese do ta shkarkonte dhe nëse SPAK-u do ta arrestonte për kriminel e milioner të përmasave të frikshme, do ishte numër burgu, por jo ai që përmendem më lart. Numri lart, është i zënë nga Edi Rama që në vitin 1993 në Francë.
Kudo mund të ishte, përveçse ku është.

Këtu, në Presidencë, s’kanë vend edhe Ilir Metaj edhe Ilir Meta, edhe garanti i Kushtetutës, edhe antiamerikani sheik me të vjedhur.
Kjo që shohim, është drama e një komunisti të akuzuar për krime antinjerëzore si Gramoz Ruçi, e një Parlamenti hajdut, ku më gomari i kap 10 rroga të Presidentit të SHBA-ve.
A ka audiencë kjo shëmti?

Kjo “dramë” shfaqet përpara një grumbulli turmash që quhet popull e duart i kanë vetëm për të ngrënë, e mediat për të promovuar krimin e korrupsionin përmes analistëve të tipit Baton Haxhi e Alfred Pezë.
Po meqë Batonin e urrejnë fort dhe audiencat ndërrojnë stacion kur e shohin në ndonjë cep studioje, ai vrapon sa tek Edi Rama, sa tek Ilir Meta dhe jep recetat me ide antiamerikane.
Meqë kanë ndodhur mrekulli, ku “analistët” të kenë pasuri përrallore dhe vila në Gji të Lalzit, asgjë s’është e papritur këtej.
Këtej, thjesht ndeshesh me kureshtarë. Po, ka shumë që pyesin; more, po çfarë ka Ilir Meta që stërvitet me tanke ruse?