Lajmet E fundit

Shqipëria, Dubai i Ballkanit-nis funksionimi i gazsjellësit TAP- Shqipëria me përfitim të madh…(video)

Më në fund, nis të realizohet një nga projektet strategjike më të rëndësishme e të shumëpritura për Bashkimin Europian. Eshtë fjala për Korridorin jugor të gazit, projekt gjigand me tre gaz-sjellës, i cili nis në Kaspik e përfundon në brigjet e Italisë, duke kaluar dhe përmes Shqipërisë (TAP).

Një nga projektet strategjike më të rëndësishme, por edhe të shumëpritura për Bashkimin Europian, ka nisur më në fund të realizohet. Rrjeti fillon me nyjen ekzistuese të Kaukazit Jugor, nga Azerbajxhani deri në kufirin turko-gjeorgjian. Pas 15 vitesh lobimi të fortë të BE-së, dje në Turqi nisën punimet për segmentin qëndror të rrjetit, gazsjellësin trans-anatolian, i njohur ndryshe si TANAP.

Ky segment transporton gazin azer nga kufiri lindor i Turqisë në atë perëndimor, aty ku ajo kufizohet me Greqinë. Ndërsa nyja e fundit e projektit maratonë është gazjellësi Trans-Adriatik, i cili nis në Greqi, aty ku përfundon TANAP, dhe pasi kalon përmes Shqipërisë përfundon në brigjet italiane.
Mbi 3500 kilometra tubacion, 11 vende të përfshira dhe më shumë se 45 miliardë dollarë investime, korridori jugor i përbërë nga tre gazsjellësat është cilësuar nga “British Petroleum” si projekti më ambicioz i energjisë, që është ndërmarrë ndonjëherë.

Bashkimi Europian pati lobuar fort për realizimin e projektit, i cili furnizon tregjet europiane me gaz, jashtë ndikimit rus. Sasitë e para të gazit në Tu,rqi priten të dorëzohen në vitin 2018, ndërsa një vit më vonë përmes gazsjellësit Tapato do të mbërrijnë në tregjet europiane, me një sasi prej mesatarisht 10 miliardë metër kub në vit.

Mediat e huaja, por edhe agjencitë e specializuara e cilësuan fillimin e punimeve të gazsjellësit Transanatolian si një ngjarje historike, që ndryshon jo vetëm hartën energjetike në gjithë këtë pjesë të globit, por edhe balancat gjeopolitike. Zhvillime këto, në të cilat edhe Shqipëria do të ketë aksionet dhe përfitimet e saj.