Lajmet E fundit

Eksperti gjerman plas deklaratën e fortë: Rama, Basha dhe Veliaj, kontrollohen nga shërbimet sekrete, pasi ata e dinë ku i kanë fshehur paratë

Me anë të një postimi në faqen e tij në Twitter, eksperti gjerman Martin Henze, ka hedhur akuza të shumta ndaj Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Erion Veliajt.
Henze shkruan se treshja kontrollohet nga shërbimet sekrete si; FSB, GRU, SËR apo dhe BIA.

Henze shkruan se; “këto shërbime sekrete dinë se ku i kanë paratë Rama, Basha dhe Veliaj”.

“FSB, GRU, SËR, BIA kanë nën kontroll Ramën, Veliajn, Bashën, ata e dinë ku i kanë fshehur paratë, që do të thotë se gllabërojnë dhe çfarë preferencash kanë për gratë dhe burrat. Aleanca me Vuçiqin dhe Putinin ka për qëllim ruajtjen e pushtetit të tyre dhe nënshtrimin e shqiptarëve”, shkruan Martin Henze në Twitter.