Lajmet E fundit

Iu bashkua sanksioneve perëndimore, Rusia heq dorë nga

Rusia thotë se do të braktisë bisedimet me Japoninë që synojnë nënshkrimin e një traktati formal paqeje, për arsye se Japonia i është bashkuar sanksioneve Perëndimore kundër Rusisë për lu, ftën në Uk rainë.

Rusia dhe Japonia nuk i dhanë fund zyrtarisht armiqësisë të Lu, ftës së Dytë Botërore për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi ishujt e vegjël të njohur në Rusi si Kurilet Jugore dhe në Japoni si Territoret Veriore, të cilët shtrihen në ishullin verior të Japonisë, Hokkaido, që u pushtuan nga fo,rcat sovjetike në 1945.

Ministria e Jashtme e R usisë thotë se do të ngrijë diskutimet mbi projektet e përbashkëta ekonomike për ishujt dhe se do të ndalojë udhëtimet pa viza në to nga qytetarët japonezë.

“E gjithë përgjegjësia për dëmtimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të interesave të vetë Japonisë i takon Tokios zyrtare, e cila qëllimisht zgjodhi të ndjekë një diskurs an,ti-rus”, tha ministria ruse.