Lajmet E fundit

Dëgjoni tingullin e një instrumenti 18,000-vjeçar

Shkencëtarët po analizojnë një guaskë kërmilli që besohet të jetë instrumenti më i vjetër frymor i llojit të vetë.
Guaska fillimisht u anashkalua kur u gjet në shpellën Marsoulas në vargmalet Pireneje, por studiuesit nga Qendra Kombëtare e Francës për Kërkime Shkencore (CNRS); Muzeu i Tuluzës; Universiteti i Tuluzës – Jean Jaurès; dhe Musée du quai Branly – Jacques-Chirac kanë lëshuar një regjistrim audio si pjesë e një studimi të ri.


FOTO: SCIENCE ADVANCES

Maja e guaskës së kërmillit të detit është e thyer dhe formon një hapje. Maja është pjesa më e fortë e guaskës, ndaj studiuesit thanë që thyerja nuk është rastësore. Gjithashtu ka prova të prerjes, shpimit dhe zbukurimit duke përdorur hematitin, një pigment të kuq që është përdorur në shpellën Marsoulas.