Lajmet E fundit

LAJMI fundit, te nsion mes ministrive të jashtme të Shqipërisë dhe Rusisë

Ministria e Jashtme ka reaguar ndaj mohimit të sulmit ndaj konsullatës shqiptare në Kharkiv. Pëmes një njoftimi zyrtar, ministria e konsideron “lajm të rrem” deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë se nuk kishin bo,mbarduar konsullatën tonë në qytetin veri-lindor të Uk rainës.

“Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bo bardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Pamjet e shembjes flasin vetë. Ky shkatërrim i ambienteve si dhe i dokumenteve në arkiva është një shkelje flagrante e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dezinformimi dhe lajmet e rreme për këtë su,lm janë të papranueshme!”, shprehet ministria.

Më herët, rusët deklaruan se nuk kishin bo,mbarduar konsullatën, madje mohuan edhe bombardimin e strukturave civile në Uk rainë.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dënoi su,lmet që pretendohet se janë të kryera nga forcat r use më 6 mars, si pasojë e të cilave u dëmtuan ambientet e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkov. Ne refuzojmë me vendosmëri akuza të tilla.

Që nga fillimi i operacionit special në Uk rainë kemi deklaruar se Forcat e Armatosura të Ru sisë nuk qëllojnë objektet e infrastrukturës civile, synojnë të përjashtojnë humbjen e jetëve në mesin e popullatës civile. Ne kërkojmë informimin e vërtetë të publikut“, u shpreh Maria Zakharova e Ministrisë së Jashtme të R usisë.