Lajmet E fundit

Kryqëzimi i myslimanëve (shqiptarëve J.O) në rrethinën e Nishit

Ky lajm për kryqëzimin e myslimanëve në rrethinën e Nishit e ka ndjekur me çudi edhe shtypi i huaj, duke e theksuar si dukuri shumë të mjerueshme në shekullin e sotëm të liberalizmit fetar, dhe që bie ndesh me bindjet e njerëzve dhe familjeve të caktuar,

që me mjete të ndryshme prozelite njerëzit e varfër të ndërrojnë fenë.Përgagtiti: Jusuf OSMANINjë numër i konsideruar i shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit pas dëbimit të tyre në dimrin e vitit 1877/78, kanë qëndruar në vendlindjen e tyre, por për shkak të rrethanave të reja të krijuara, dhunës e terrorit pas një kohe kanë qenë të detyruar që të konvertohen në fenë krishtere dhe pas kohe edhe të asimilohen. Kështu edhe sot në ter,ritorin e sotëm të Republikës së Serbisë ka shumë familje që janë me prejardhje shqiptare.

Siç shihet në dokumentin në vijim këto familje i kanë rezistuar konvertimit një kohë të gjatë.Përkitazi me këtë dukuri, Hafiz Muhamed Panxha, nga Sarajeva, më 31 dhjetor 1939, në revistën “Glasnik Islamske Vjerske Zajednice BiH”, VIII, nr. 1/1940 boton artikullin “Pokrštavanje muslimana o okolici Niša” (Kryqëzimi i myslimanëve në rrethinën e Nishit”), të cilin po e botojmë në tërësi:Gazeta beogradase “Vreme” e datës 16 nëntor të këtij viti ka sjellë një artikull me titull:

“Dhjetë familje me 40 anëtarë janë kryqëzuar në fshatin Malçë te Nishi”, ku është paraqitur puna e mjerë të disa priftërinjve ortodoksë, të cilët mundohen që myslimanët e varfër t’i kthejnë në ortodoksi, kështu që të dëshmohen se si me sakrificë po e kryejnë “misionin e tyre baritor”. Ky lajm për kryqëzimin e

myslimanëve në rrethinën e Nishit e ka ndjekur me çudi edhe shtypi i huaj, duke e theksuar si dukuri shumë të mjerueshme në shekullin e sotëm të liberalizmit fetar, dhe që bie ndesh me bindjet e njerëzve dhe familjeve të caktuar, që me mjete të ndryshme prozelite njerëzit e varfër të ndërrojnë fenë.

Kjo ngjarje e mjerueshme ka shkaktuar shqetësim të madh dhe të kuptueshëm në tërë opinionin e gjerë mysliman, i cili këtë e ka pranuar më habi dhe ka shkaktuar indinjatë dhe fyerje, që në këto ditë fatale dhe të vështira në një anë të caktuar e godasin vetëdijen dhe bindjen fetare të myslimanëve. Kjo indinjatë është edhe më e madhe, meqë me Ligjin për bashkësinë islame, në nenin 11 ndalohet çdo propagandë fetare nga jashtë në mesin e myslimanëve. Përveç kësaj, nga aspekti

shtetëror dhe popullor është shumë e dëmshme dhe e rrezikshme, sepse krijon lu, ftë fetare dhe fronte fetare që askujt nuk i duhet, ai i cili ia do të mirën dhe përparimin shtetit tonë popullor. Dhe për këtë është i kuptueshëm dëshpërimi i myslimanëve, të cilët me zemër e duan këtë shtet dhe që kanë dhënë dëshmi të shumta për dashurinë dhe lojalitetin ndaj shtetit, të cilin papërmbajtshëm e duan”. Autori i këtij artikulli me sugjerim të Reis-Ulemasë dhe me referentin e Ulema

Mexhlisit në Shkup, ka shkuar për të shqyrtuar arsyet e këtij kryqëzimi masiv të myslimanëve.“Që shkaqet e këtyre kryqëzimeve të myslimanëve të përcaktohen në mënyrë të drejtë, është e nevojshme të kthehemi në kohën e para 70 e më tepër vjetëve, kur këto vise, të cilat tani i janë të banuara popullatë të shpërndarë myslimane, pushteti turk i ka lëshuar. Me shkuarjen e turqve nga këto vise, këta myslimanë i ishin lënë vetvetes në aspektin e jetës së tyre fetare.

Pushteti serb në disa vende kishte caktuar hoxhë dhe i kishte paguar me mjete shtetërore, por puna e këtyre nëpunësve në ngritjen fetare nuk ka kaluar nga suazat e edukimit nga vendi i shërbimit. Vendbanimet myslimane të shpërndara në edukimin fetar kanë mbetur dhe i janë lënë vetvetes dhe derisa ka pasur disa njerëz të vjetër, i kanë mbështetur dispozitat myslimane dhe zakonet islame.

Gjendja e këtyre vendbanimeve myslimane deri në luftërat ballkanike, në aspektin fetar, ishte mjaft e volitshme, sepse ka të bëjë me përzierjen e përhershme me jomyslimanët, që kanë filluar të marrin shumë zakone të krishtera, si p.sh. kremtimi festave të pagëzimit dhe dhënia e emrave të krishterë fëmijëve të tyre.