Lajmet E fundit

Lëvizja kufijve, Kujt duhet t’i bashkohet Sanxhaku…

Pas Kongresit të Berlinit (1878), Sanxhaku i Jeni Pazarit (Novi Pazarit) hyri në përbërje të Vilajetit të Kosovës i cili përbëhej nga sanxhaku i Shkupit, Prizrenit, Prishtinës dhe Dibrës. Nga ky moment popullsia e Sanxhakut të Novi Pazarit intensifikon lidhjet tregtare, kulturore me Kosovën dhe Shqipërinë, gjë që ndikoi në përtëritjen e lidhjeve etnike e vëllazërore dhe të një përafrimi më të madh në mes tyre.

Ismet Azizi
Në përcaktimin e vijave ter.ritoriale dhe shtetërore, në rast të ndryshimit, korrigjimit apo shkëmbimit të ter.ritoreve në mes të Serbisë dhe Kosovës, ka gjasa të rritjes dhe fuqizimit maksimal të lëvizjeve për mëvetësi, por edhe ndarje të Sanxhakut nga Serbia.

Me ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe Serbisë, po ashtu, rriten gjasat për shndërrimin e menjëhershme të Sanxhakut si çështje ndërkombëtare, apo ndërkombëtarizim i çështjes së Sanxhakut.

Pasi serbët nuk duan të jetojnë në një ter,ritor të qeverisur nga shumica shqiptare, shtrohet pyetja, pse boshnjakët do të jenë të detyruar të jetojnë në një shtet të qeverisur nga shumica serbe dhe malazeze?

Pasi serbët në veriun e Mitrovicës nuk duan të jenë nën autoritetin e Kosovës, duke u thirrur në vazhdimësinë ter,ritoriale me Serbinë amë, është e pritshme që sanxhaklinjtë ta përdorin të njëjtin argument.

Boshnjakët, po ashtu, janë shumicë në ter,ritorin e tyre, vazhdimësi territoriale në veri-perëndim që përfshijnë ter,ritoret e komunave Priboj, Prijepole e Plevle, lidhen me territoret e komunave në Bosnjë dhe Hercegovinë, siç janë: Foça, Çajniqe, Vishegrad e Gorazhdë, me të cilat shumica e popullsisë e kanë gjuhën, fenë e përbashkët apo përkatësinë nacionale.

Por, gjithashtu, komunat e Sanxhakut, duke u nisur në lindje nga komuna e Novi Pazarit, mandej në jug ajo e Tutinit, Rozhajës, Plavës e Gucisë të populluara me shumicë boshnjake e shqiptare ka vazhdimësi historike, territoriale, etnike dhe kulturore me vendbanimet e komunave të Mitrovicës, Istogut, Pejës,

Deçanit dhe vendbanimet veriore të Shqipërisë, prej nga edhe e kanë prejardhjen popullsia e Sanxhakut, e asimiluar në masë të madhe në boshnjak. I njëjti kriter vlen edhe për vendbanimet e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë të Luginës së Preshevës të cilat në çdo pikëpamje janë pjesë të Kosovës.