Lajmet E fundit

Oligarku Gon Papuli dëbon Bashën nga vila super-luksoze me pishinë?!

Pas dorëheqjes si kryetar i PD, Basha mori gjithçka la pas në atë parti e mesa duket edhe privilegjet që i jepte posti.

Ditën e djeshme u raportua në media se Basha zbrazi zyrën e tij në PD duke u zhvendosur në një zyrë të re me qira pranë qendrës ‘Torre Drin’ në rrugën ‘Abdi Toptani’.

U raportua se ai përcolli për në Holandë vajzën e tij Viktorian në aeroport dhe sipas burimeve për mediat dyshohet se po shpërngulet edhe nga vila në Long Hill ku jetonte me familjen e tij.

Të shumta ishin aludimet se super-vila luksoze me pishinë në kompleksin e lakmuar në periferi të Tiranës, ajo ku Basha jetonte, ishte dhuratë e oligarkut të ndërtimeve e markave të famshme të automjeteve në Shqipëri, Agron Papulit.

Gjatë ditëve të fundit, në vilën ku Basha jetonte prej disa kohësh janë vënë re lëvizje mobiljesh ashtu si në ish-zyrën e tij në selinë e PD.

Pronësia e vilës nuk u vërtetua kurrë, teksa zëra thonin që ishte dhuratë e oligarkut për kryetarin në atë kohë.