Lajmet E fundit

Përfundon mbledhja e grupit të PS-së me dyer të mbyllura, çfarë u diskutua

Sapo ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku ka qenë i pranishëm dhe vetë kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama nuk ka preferuar që të flasë për mediat duke mos dhënë asnjë prononcim apo informacion se çfarë u diskutua.

Ndryshe nga sa përflitej, ne mbledhjen e sotme nuk ka pasur asnjë komunikim për ndryshime në qeveri, gjë e cila duket se do të lihet për në Kongresin e datës 9 Prill.

Burime bëjnë me dije se në fokus të mbledhjes ka qenë detyra e lënë për deputetët, që të monitorojnë paketën e rezi stencës sociale në terren, duke u shfaqur hera herës dhe si ispektorë çmimesh.