Lajmet E fundit

(VIDEO)Berisha: Rama si argat i Beogradit, nuk mbështeti kërkesën e presidentit kroat për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Edi Rama nuk ka mbështetur kërkesën e presidentit të Kroacisë për antarësimin e Kosovës në NATO.

Komentet Berisha i bëri përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, teksa i shpreh edhe mirënjohjen presidentit kroat.

“Presidenti i Kroacise, Milanoviç kerkoi ne Samitin Brukselit anetaresimin e Kosoves ne NATO dhe njohjen e saj nga vendet anetare qe nuk e kane njohur. Argati i Beogradit Edi Rama nuk mbeshteti kerkesen e tij. Mirenjohje te pakufishme Presidentit Milanoviç! Sb”, u shpreh Berisha.