Lajmet E fundit

Zbulohen detaje/ Ja si Basha po krijon një parti të re

Kryetari i shkarkuar dhe më pas i dorëhequr i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njeriu që për tetë vite regjistroi vetëm katastrofa elektorale, duket tashmë se ka ngelur jashtë mureve të Partisë Demokratike.

Nga një drejtues kryesor i saj tashmë Basha është kthyer në një njeri të vetmuar që askush nuk e do më në parti.
Edhe pse Berisha apo të tjerë tentojnë të shtrijnë dorën duke luajtur me skemën që Basha nuk duhet të largohet apo ata që e mbështesin nga pas duhet të jenë aty bashkë të gjithë, duket se ish-kreu demokrat tani ka një zgjidhje tjetër.

Burime pranë Lulzim Bashës thanë se ai është duke u përgatitur për krijimin e një partie të re.
Basha ka gati gjithçka, formulën, strukturën dhe njerëzit që do ta mbështesin.

Ai pritet që të ketë një numër të paktën prej 7 deputetësh, si një lëvizje për të krijuar një grup parlamentar më vete, jashtë atij të Partisë Demokratike.
Nga ana tjetër Basha është duke negociuar me disa kryetarë degësh apo mbështetës të tij për të themeluar një parti të re.

Një parti liberale, pro amerikane siç e quan Basha, duke shpresuar se do të marrë votat e njerëzve që janë të pakënaqur krejtësisht nga fakti, se Berisha është rikthyer në krye të PD-së, pasi është shpallur non-grata.

Dhe një nga argumentat kryesorë të tij është se ish kryeministri nuk do ta mund kurrë Edi Ramën, pasi nuk do ta lejojnë amerikanët një gjë të tillë që ai të rikthehet në pushtet.

Prandaj Basha shikon si të vetmen zgjidhje, krijimin e një force të re politike, ku të mbledhë liberalët e tij, një grup deputetësh, por edhe disa kryetarë degësh.

Basha aktualisht është duke negociuuar me një sërë emrash.
Mendohet se lëvizjes së tij mund ti atashohen edhe personazhe të tjerë publikë, njerëz që e kanë mbështetur më parë Lulzim Bashën.

Disa nga personat që sot janë në detyra politike në sekretariatin e Partisë Demokratike, të cilët edhe publikisht kanë shprehur pakënaqësinë apo kanë deklaruar, se me rastin e rikthimit të Berishës në krye të Partisë Demokratike, do të largoheshin që atje.

Tashmë pritet vetëm koha kur Basha do të shpallë lëvizjen e tij, Partinë e tij të re e cila, siç pretendohet nga vetë ai, ashtu siç ka ndodhur edhe së fundmi në një takim me disa kryetarë degësh, ku ai ka shpalosur idenë e një partie të re liberale pro amerikane.
Ngelet vetëm koha, kur Basha do të shpallë krijimin e partisë së tij.