Lajmet E fundit

Zbulohet mesazhi kërcënues që Putin i përcolli Zelenskyt përmes Roman Abramovich: Thuaju se do t’i…

Presidenti Putin i ka përcjellë një mesazh homologut të tij uk rainas përmes oligarkut rus Roman Abramovich duke e kërcënuar se do t’i zh,dukë nga faqja e dheut.

Times raporton se kjo ishte përgjigja e Vladimir Putinit për një notë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, që përmban kushtet e Kievit për marrëveshje paqeje dhe që u dorëzua të mërkurën në Kremlin nga Abramovich.

Abramovich mbërriti në Moskë pas një ndalese në Stamboll. Më pas ai u takua me Zelensky-n pasi kishte marrë pjesë në negociatat e para midis r,usëve dhe ukrainasve.

Bëhet fjalë për negociatat gjatë të cilave, në fillim të marsit, ai dyshohet se shfaqi simptoma të dyshimta të he,lmimit (si dy delegatë uk rainas), nga të cilat duket se është shëruar tashmë.