Lajmet E fundit

LAJMI FUNDIT LU.FTA Sot negociatat kyçe në Stamboll! Financial Times: Moska pranon Kievin në BE dhe heq dorë nga ‘denazifikimi’! Biden: Putin është diktator;

Në ditën e 34-të të lu, ftës, pritet rinisja e negociatave për paqe në Stamboll, të cilat do të vazhdojnë edhe nesër.
Presidenti Zelensky i cili dje pati një bisedë të re me Draghin, tha se ishte i gatshëm të diskutonte neutralitetin e vendit pa hequr dorë nga integriteti terr itorial. Ndërsa R usia, sipas një projektmarrëveshjeje të zbuluar nga Financial Times, do të ishte e gatshme të hiqte dorë, ndër të tjera, për “denazifikimin” e Uk rainës dhe hyrjen e Kievit në BE, por që të mbetet e paangazhuar ushtarakisht.

Presidenti francez Macron po planifikon një bisedë të re telefonike me liderin rus Putin sot.
Joe Biden e etiketoi përsëri Vladimir Putinin ‘diktator’ dhe shkruajti më tej në Twitter se Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për R usinë. Nga ana tjetër zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov, i quajti fjalët e presidentit Biden, se Vladimir Putin nuk mund të qëndrojë në pushtet sepse ai është një tiran, ishin “mjaft alarmante” dhe konsiderohen “fyerje personale”.

Kështu raporton Tass, mbi bazën e asaj që zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme franceze, Anne-Claire Lezhandre, deklaroi për kanalin televiziv BFM.Ukrainasit duken më optimist me trupat që po rifitojnë territorin dhe po largojnë rusët nga Kievi, sipas asaj që presidenti Zelensky thotë.

“Mbrojtësit tanë po përparojnë në rajonin e Kievit, duke rifituar kontrollin mbi territorin uk rainas. Irpin u çlirua. Bravo! Unë u jam mirënjohës të gjithëve që punuan për këtë rezultat,” u shpreh ai.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ngriti alarmin duke thënë se mercenarë nga grupi rus Wagner janë dërguar në Ukrainën lindore, me rreth 1000 personel në rrugë.

Nga ana tjetër në Melitopol, pushtuesit rusë rrëmbyen kreun e departamentit të arsimit të Këshillit Bashkiak të Melitopolit, Irina Shcherbak, siç njoftoi Kryetari i Melitopolit, Ivan Fedorov.
E ndërsa rusët goditën me anë të një su,lmi kibernetik ofruesin e madh të internetit dhe linjave telefonike në Uk rainë “Ukrtelecom”.