Lajmet E fundit

Presidenti i ri, ekstremisht i kundërt “Nuk ka rëndësi, grua apo burrë…”

“Nuk ka rëndësi, grua apo burrë, Presidenti i ri duhet të jetë mbi palët”- kështu është shprehur Damian Gjiknuri, duke bërë të qartë qëndrimin e socialistëve: një kryetar shteti ekstremisht i kundërt nga Ilir Meta.

Sipas Gjiknurit, Meta është ekstremi politik i Presidentit. Ai u vendos në shërbim të opozitës, si dhe e ktheu zyrën e Presidencës në një laborator për interesa personale, me qëllim të krijonte terrenin që pasi t’i mbarojë mandati të futet në lojën politike.

“PS ka autorizuar tre anëtarë kryesie për të negociuar me grupet e ndryshme parlamentare për të gjetur një kandidaturë. Ne synojmë të kemi një president që di të qëndrojë mbi palët. Të jetë një figurë që nuk ka interesa politike kur shkon në atë zyrë. Për ne nuk ka rëndësi përkatësia e kaluar politike, bindjet e majta apo djathta sesa karakteri i tij dhe sa do të dijë ai të ushtrojë detyrën shumë në ndryshe se ç’bëri presidenti i fundit që është aktualisht në detyrë.

Ne do donim të ishte një emër që të ketë mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare, ky grup do synojë që emrat të caktuar që mund të dalin apo që mund të kenë mbështetje të grupimeve të caktuar të deputetëve me firma, do kemi mundësi të identifikojmë kandidaturën e përshtatshme, nëse do ketë vullnet, natyrshëm PS do donte të kishte një president me sa më shumë mbështetje, por formula kushtetuese e

është e tillë që eviton çdo lloj krize, tashmë zgjidhet me 71 vota dhe PS e ka detyrë kushtetuese si maxhorancë që t’i japë vendit një president. Synimi jonë nuk është të çojmë një zgjatim të PS në presidencë por një njeri që di të qëndrojë mbi palët dhe mos ta përdorë zyrë për interesa politike si Meta që ka qenë një president politik, njeri në shërbim të opozitës dhe interesave të tij pas detyrës së president për tu rikthyer në politikë, ne do donim të kundërtën e asaj”, tha Gjiknuri.

Sipas socialistit, probabiliteti për të vendosur një grua në krye të shtetit është shumë i lartë. Një gjë e tillë nuk është habi, tha ai, pasi “PS e ka treguar qartë që në pozicionet drejtuese shumica janë gra”.

“Probabiliteti është i lartë që një grua ta kemi në krye të shtetit. Nuk mendoj që në Shqipëri do ishte habi që një grua do ishte presidente se ne gratë i kemi në shumë pozicione drejtuese, për mua ka të bëj personaliteti, qoftë grua qoftë burrë mbi ato objektiva dhe pritshmëritë që kanë shqiptarët pas eksperiencës jo të mirë me presidentin e viteve të fundit që ka qenë për mua ekstremi politik i ushtrimit të detyrës nga një president”, tha Gjiknuri.