Lajmet E fundit

(video)Menaxheri mbërthen për fyti fansin, Melinda e shokuar, dalin pamjet nga incidenti në koncert

Melinda Ademi ka performuar së fundmi në një koncert në Vjenë.

Në mesin e shumë videove nga atmosfera e krijuar njëra mori më së shumti vëmendje.

Teksa po performonte Melinda përshëndeti fansat duke i zgjatur dorën dhe papritur dikush e kapi dhe nuk e lëshonte më.

E trembur Meinda kthehet nga sigurimi, i cili ndërhyn menjëherë ndërsa edhe pse vazhdon performancën reperja dukej e shqetësuar nga situata. Sigurimi i këngëtares nuk e ka lënë me aq, madje menaxheri i Melindës është pëplasur fizikisht me fansin në mes të skenës.

Video e menaxherit ka bërë xhiron e rrjetit dhe së fundmi një video tregon edhe reagimin e Melindes e cila eshte “shokuar” nga situata edhe pse ka vazhduar te kendoje.

https://www.youtube.com/shorts/iEcZ6nu710k