Lajmet E fundit

“Hiqja Lenës e veja Prenës”/ Rama shkarkoi gruan e Nikut të Ndraghet’as dhe emëroi vajzën e …

Nuk është çudi që dhe ish-drejtoren e shkarkuar të Shërbimit Social Shtetëror, Luneda Sufali, ta emërojë në një detyrë tjetër në qeverie apo ku qarkullojnë pasuri e mi liarda lekë fonde dhe taksa, siç ka vepruar me të gjithë hajdutët, që nga Arbjan Mazniku i bashkisë, Blendi Gonxhja i transportit, Skerdi Drenova i OST, Ergys Verdho i KESH, Agim Ismaili i burgjeve e shumë të tjerë, duke u ndërruar bazat e vjedhjes.

Ditën që SPAK prangosi 7 zyrtarë të lartë dhe dorëzoi në Kuvend, kërkesën për leje arresti të deputetit të PS, Alqi Bllako, kryeministri Edi Rama bëri një emërim drejtoreshe të lartë, me të cilën dëshmoi se nuk shkëputet nga eksponentë, grupe e familje ma, fioze.

Krejt në heshtje, ka emëruar Drejtoreshë të Shërbimit Social, ish-deputeten e PDIU për Dibrën, Reme Lala, jashtë çdo kriteri në shkelje të ligjit për administratën e pa pasur asnjë orë pune.

Mos u çuditni, por si të vetmin “Kualifikim”, Reme Lala deklaron pjesëmarrjen në “Klubin Rinor Patriotik-Durrës”, ndërsa si aktivitet politik, deklaron shoqërimin e Edi Ramës në Dibër, kur inauguroi fillimin e punimeve të “Rrugës së Arbrit”.

Të vetmin “kriter” që plotëson për t’u emëruar Drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, Reme Lala ka faktin se është vajza e Ymer Lalës, skeduar nga policia e drejtësia shqiptare e rajonale, si trafikant, kontrabandist, eleminues i rivalëve, dëshmitarëve për vrasje të bëra me porosi.

Vajza e Ymer Lalës, tashmë i quajtur “Korab Lala” për shkak të kërkimit në Turqi, Maqedoni, Kosovë, Rumani e Bullgari, i zuri vendin ish-drejtoreshës Luneda Sufali, bashkëshorte e Besnik Halilit, njohur si “Menaxher Niku” i bizneseve mjekësore dhe ndërtimit të kullave të grupit mafioz “Ndraghet’a” në Tiranë.

Në mandatin e parë të Ramës, ajo ka qenë Drejtoreshë e Lojërave të Fatit, por Rama e largoi me urdhër të ma, fies së bi, xhozit; dhe mandatin e dytë e emëroi Drejtoreshë të Shërbimit Social Shtetëror, ku bashkë me Ogerta Manastirliun kanë qarkulluar mi liona Euro fonde e donacione, të cilat KLSH i ka cilësuar “gropë e zezë” korrupsioni e vjedhjesh,

Por, siç doli nga përgjimet e anti-ma, fias it aliane, nëpërmjet burrit të saj, Niku, ajo ka shërbyer dhe si nyjë lidhëse për pazaret e infot sek rete mes grupit Rama-Veliaj e grupit “Ndraghet’a”.

Tashmë, në vend të saj, Babloku ka emëruar vajzën e Ymer Lalës, i njohur si kapobanda e votave në Dibër, trafikant kokaine, porositës i helmimit në burg të të penduarit Lu, ftar Reçi, i cili dinte gjithë kr, i met, por dhe si miku e bashkëpunëtori i afërt i Tomë Doshit në trafiqe.

Dhe me këtë shkarkim e emërim drejtoreshash, kryeministri Rama bëri sikur freskoi dhe pastroi administratën qendrore të qeverisë, por në fakt, zëvendësoi gruan e menaxherit të grupit mafioz “Ngradget’a”, me vajzën e kryemafiozit Ymer Lala.

Për shkak të lidhjeve të zeza që ka me Nikun e “Ndraghet’a”, nuk është çudi që Rama ta emërojë drejtoreshën e shkarkuar, në ndonjë detyrë tjetër më të lartë, ose në ndonjë shërbim si KESH, OST, ARRSH, OSHEE apo QSUT, ku qarkullojnë pasuri e mi liarda lekë fonde dhe taksa.

Sepse kështu ka vepruar me të gjithë hajdutët, që nga Arbjan Mazniku i bashkisë Tiranë, Blendi Gonxhja i transportit, Skerdi Drenova i OST, Ergys Verdho i KESH, Agim Ismaili i burgjeve e shumë të tjerë, duke u ndërruar bazat e vje, dhjes.