




Një trup i huaj u konstatua mëngjesin e sotëm në Ngushticën e Bosforit në Stamboll duke vënë në alarm ekipet e shpëtimit. Fillimisht ishin udhëtarët e anijeve që kalojnë nga njëra anë e qytetit në anën tjetër që panë një objekt metalik, me ngjyrë të zezë dhe disa pjesë të zgjatuara që dilnin prej tij.





Udhëtarët njoftuan menjëherë drejtuesit e trageteve të vegjël që bëjnë linjën në fjalë, të cilët më pas njoftuan autoritetet. Këta të fundit urdhëruan ndërprerjen e lundrimit nga të dyja anët e Bosforit deri sa të bëhej një verifikim i situatës.





Ministria e Mbrojtjes së Tu rqisë njofton se nga të dhënat paraprake duket se kemi të bëjmë me një m, inë detare, e prodhimit sovjetik. Ministria tha se po merren masat për largimin e saj nga Bosfori, ndërsa nuk dihet nëse ka apo jo m, ina të tjera që lundrojnë në këto ujëra.





Nuk dihet se si ka përfunduar kjo m, inë detare në Bosfor, por pak ditë më parë, ekspertët t,urq vunë alarmin se mi, nat e vendosura nga Uk raina dhe Ru sia në Detin e Zi mund të vinin deri në Tu,rqi për shkak të rrymave detare dhe furtunës që përfshiu zonën sëfundmi.





Dyshimet e para janë se kjo mi, në ka ardhur pikërisht nga Deti i Zi në Bosfor, duke e bërë shumë të rrezikshme tani lundrimin aty.