Lajmet E fundit

Sa zgjati Tërmeti më i gjatë në botë …

Tërmeti më i ngadaltë me më i gjatë në botë ka zgjatur plot 32 vjet, ndërsa shkencëtarët po mundohen të kuptojnë se si ndodhi.
Ishte muaji shkurt i vitit 1861, kur një tërmet me madhësi 8.5 ballë goditi ishullin indonezian Sumatra duke ngritur një dallgë të madhe nga deti që u përplas me banesat në breg dhe v, rau mijëra njerëz.

Por shkencëtarët thonë se ngjarja tragjike nuk ishte një ndodhi e izoluar. Në të vërtetë, ky tërmet ishte goditja e fundit dhe më shkatërrimtare e një tërmeti që po vazhdonte për 32 vjet nën tokë.

E njohur si “rrëshqitja e ngadaltë” këto lloje fenomenesh janë regjistruar teksa kanë vazhduar për ditë, javë, muaj apo vite, por kurrë më parë nuk ishte zbuluar një rekord i tillë.

Studimi i këtij tërmeti po i ndihmon shkencëtarët të kuptojnë mënyrat e ndryshme të lëvizjes së planetit tonë dhe potencialin vd, ekjeprurës për këto ngjarje të heshtura që të shkaktojnë tërmete shumë më të fuqishme.

Ndryshimi i tërmeteve të gjata nga të tjerat është se ato lëshojnë energji nga fërkimi i pllakave tektonike, por përmes tendosjes me kalimin e kohës. Megjithatë lëvizja e materies në sipërfaqe mund të shkaktojë ngarkesë në formacione pllakash më të vogla të cilat shkaktojnë më pas lëkundjen e fortë.

Shkencëtarët thonë se ky fenomen nuk ka përfunduar në vitet 1800, por po ndodh edhe në ditët tona.