




Është hequr nga dosja, lista me milionat që kanë marrë qeveritarë, kryepolicë e zyrtarë drejtësie/ Ndarja e dosjeve veç e veç për 3 landfillet Tiranë, Elbasan e Fier, me 3 prokurorë hetimesh, është bërë për të mos e klasifikuar si vjedhje në grup të strukturuar





kr, iminal, por si akt korrupsioni të thjeshtë, bërë nga biznesmenët Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja, skenar që lë jashtë hetimit kryeministrin Rama i cili ka firmosur akordimin e fondeve





Këtë herë, SPAK urdhëroi prangosjen e ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, me akuzën për korrupsion, falsifikim dokumentesh e ryshfet, vendim të cilin mediat pranë kupolës së pushtetit e quajtën “ngritje steke”.Në fakt nuk kemi ngritje, por ulje të “stekës” së drejtësisë, mbasi Bllako është në nivel më poshtë se ish-ministri Lefter Koka, ndërsa 9 të tjerët janë zyrtarë e ish-zyrtarë anonim në periferi të pushtetit e kompanive të plehrave.





Prej afro 2 vitesh hetime për landfillet, bilanci goditës i SPAK për këtë krim të rëndë financiar shtetëror, është shumë pak në raport me grupin e ministrave e ish-ministrave, drejtorëve e ish-drejtorëve qendror dhe kryebashkiakëve e ish-kryebashkiakëve të përfshirë.





Siç raportoi “Pamfleti” ditën mërkurë, tre prokurorët e SPAK, kanë hequr nga dosja hetimore, listën “Zoto-Mërtiri-Gugallja”, me emrat e zyrtarëve të lartë të pushtetit, policisë e drejtësisë, që kanë marrë miliona në “malin” e fondeve të plehrave, si shpërblim për firmosjet dhe heshtjen.





Këta janë në të njëjtën listë ryshfeti, shpërblimesh e pagesash me Lefter Kokën, babain e Alqi Bllakos, dhëndrin e Ritvan Bodes, Vjollca Hoxhën e “TOP”-it dhe Sandër Frangajn e “Klan”, të cilët kanë bërë reklamat e landfilleve, por dhe kanë pasur aksione në biznesin e evadimit të dherave.





Sipas informacioneve që kemi, këto ditë do bëhen disa arrestime të tjera zyrtarësh, por nën nivelin e Alqi Bllakos, shenjë që tregon se SPAK, ka vendosur të mos godasë fare në nivelet e larta të qeverisë, ku është inskenuar dhe urdhëruar kjo aferë.





Do jetë zhgënjim i madh për shqiptarët, nëse dosja e këtij krimi të rëndë financiar, do mbyllet vetëm me goditje yzmeqarësh e jo agallarësh që janë autorët e vërtetë.





Siç duket, prangosja e Lefter Kokës do përdoret si “shoshë” mbulimi për ministrat dhe ish-ministrat, për kryebashkiakët Veliaj, Subashi e Sejdini dhe për kryeministrin Rama, të përfshirë aktivisht e totalisht në aferën e inceneratorëve.
Edhe këta, sipas dokumenteve zyrtare në 3 dosjet e landfilleve, rezultojnë se janë të njëjtë në implikim e përgjegjësi me Lefter Kokën e Alqi Bllakon, njeri prej 3 muaj e gjysmë në burg, ndërsa tjetri me urdhër arresti të prerë.





Ministrat, sekretarët, drejtorët dhe kryebashkiakët e kanë bërë bashkë aferën, por me urdhër e izëm të kryeministrit Rama, mbasi askush nuk ka pasur tagër ligjor e “këllqe”, të urdhëronte miratimin e vendimeve dhe akordimin e fondeve pa dijeninë, lejen dhe miratimin e tij.





Tentativa për të mos goditur lart, duket te ndarja e dosjeve për 3 landfillet Tiranë, Elbasan e Fier, që ekspertët e konsiderojnë skenar, për të mos e klasifikuar “Grup të strukturuar kriminal”. Por si 3 akte të rëndomta korrupsioni pa lidhje me njeri-tjetrin, bërë nga zyrtarë të nivelit të ulët me biznesmenët Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja; skenar që lë jashtë hetimit kryeministrin Rama, ministrat e tij dhe kryexhambazin Erjon Veliaj.





Prandaj, o ju shefa e prokurorë të SPAK, ngjituni më lartë me prangosjet për landfillet; duke vazhduar në nivelin ministror të Lefter Kokës e deri te Babloku, por dhe të “akëtari” i tij Erjon Veliaj, te Qazim Sejdini i Taulant Ballës e Armando Subashi i Gramoz Ruçit.